• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi në Forumin e Investimeve Singapor-Shqipëri, ftesë bizneseve për investime në Shqipëri  

by Java News
18/01/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Një delegacion i lartë qeveritar, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë dhe biznesit, morën pjesë në 18 Janar 2017, në  ‘’Forumin e Investimeve & Tregtisë Singapor -Shqipëri’’, për të treguar mundësitë e shumta për investime që Shqipëria ofron për investitorët ndërkombëtarë të Singaporit. Në përbërje të këtij delegacioni ishin dhe përfaqësues të disa kompanive që bëjnë pjesë në tregun shqiptar.

Ministrja Ekonomi informoi të pranishmit lidhur me mundësitë dhe potencialet e mëdha që ka Shqipëria për investime të huaja, në disa sektorë të rëndësishëm. Në fjalën e saj ajo fillimisht paraqiti të dhëna mbi situatën ekonomike në Shqipëri, duke theksuar se vitet e fundit Shqipëria po njeh rritje ekonomike të qëndrueshme, nga më të lartat në rajon.

Ajo shtoi se marrëdhëniet me biznesin në Shqipëri janë shumë të mira, dhe këtë e tregon dhe rritja e numrit të bizneseve të regjistruara në vend, ku vetëm vitin e fundit kishim 20 mijë regjistrime të reja. Përsa i përket investimeve të huaja direkte, Ministrja tha se dhe treguesit në këtë fushë janë shumë pozitivë. Te dhënat qe vijnë nga Banka Botërore dhe nga Banka Kombëtare Shqiptare, tregojnë që investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur, dhe dy vitet e fundit 2015 dhe 2016 kemi parë investime të rëndësishme në disa sektorë që janë sektorë potencialë si: energjia dhe telekomunikacioni. Ministrja tha se forume si ky i Singaporit, i japin një mundësi Shqipërisë të prezantojë potencialet e veta, të tregojë se ku mund të investohet dhe të tërheqë sa më shumë investitorë të huaj.

Lidhur me shkëmbimet tregtare, Ministrja Ekonomi tha se treguesit janë në rritje si me vendet e CEFTA, të BE-së dhe me pjesën tjetër të botës. Por ajo informoi se në kuadër të samitit të Berlinit, mes vendeve të Ballkanit tashmë ka një proces që quhet konektiviteti, i cili kërkon që vendet e rajonit të bashkëpunojnë më shumë mes tyre dhe të tërheqin barrierat që kanë mes tyre. Tashmë barrierat tarifore mes këtyre vendeve janë zero,- tha Ministrja Ekonomi, duke shtuar se fokusi tashmë është përqendruar tek procedurat dhe eliminimi i barrierave jo tarifore. Gjithë vendet po përpiqen t’i reduktojnë këto procedura.

Duke përmendur sektorë të tjerë potencialë ku mund të  investohet Ministrja përmendi sektorin e Energjisë, pasi Shqipëria është e pasur në burime ujore, të gazit por dhe ato diellore. Shqipëria është një vend më shumë ditë me diell dhe kjo mund të shfyrtëzohet sigurisht duke e kombinuar dhe me inovacionin zhvillimin e këtij sektori, tha Ekonomi.

Tjetër sektor me interes është turizmi. Ministrja Ekonomi shpjegoi se Shqipëria ka shumë potencial për të tërhequr më shumë turistë, pasi vendi ka burime natyrore dhe historike me vlera të jashtëzakonshme, ka pasuri të mbrojtura nga UNESCO, ka biodioversitet të pasur etj. Të gjitha këto në fakt kanë sjellë rritje të numrit të turistëve, por Shqipëria nuk ka kapacitete të mjaftueshme të strukturave akomoduese, dhe kjo është një mundësi për të investuar, dhe për t’i zgjeruar ato.

Duke qëndruar te turizmi, znj Ekonomi tha se Shqipëria ka potenciale për zhvillimin e tij nga jugu në veri, por vendi ka aktualisht funksional një aeroport në qendër të vendit, ndaj me shumë interes po shihet hapja e dy aeroporteve të tjerë, një në veri dhe një në jug dhe në këtë këndvështrim gara është e hapur.

Ajo shtoi se gjithashtu edhe sektori i turizmit po shihet në kuadër të procesit të konektivitetit, pasi shumë operatorë turistikë shqiptarë po bashkëpunojnë me ata në Maqedoni, Serbi, Mali i Zi apo Kosovë për të ofruar paketa të përbashkëta me qellim që turistët të qëndrojnë sa më gjatë në Ballkan.

Sipas portalit të DMA (Shoqëria e Tregjeve në Zhvillim), Shqipëria është bërë një nga destinacionet më tërheqëse për investime në Evropën jug-lindore, e cila falë reformave të Qeverisë,  ofron përfitime tatimore dhe stimuj për bizneset, në sektorët kyç të ekonomisë, dhe në mënyrë aktive inkurajon investimet e huaja të drejtpërdrejta me një kuadër mbështetës legjislativ pa kufizime mbi pronësinë e huaj, dhe pa kufizime mbi fitimin dhe riatdhesimin e kapitalit. Gjeografikisht, ajo vendoset  në vargun e disa korridoreve të tregtisë evropiane dhe ka potencial të madh në infrastrukturë.

ma.me
singaporisingapori1singapori2singapori3
Next Post
Durrës/ Tenton të kalojë doganën me dokumenta false, prangoset kosovari 60 vjeçar

Tregtia me Kosovën, pikë e përbashkët doganore në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In