Tre të rinj të dyshuar për një sërë vjedhjesh në Ballsh, janë vënë në prangat e policisë.
Të ndaluarit janë M.M., 15 vjeç, D.V., 16 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ballsh dhe F.V., 16 vjeç, banues në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh.
Arrestimi i tyre u bë ditën e djeshme, pasi nga hetimet e ryera, kryera rezultoi se të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më 29 nëntor.
Ndërkohë më 15 janar kanë vjedhur lokalin e shtetasit Q.Xh., dhe më 16 janar lokalin e shtetasit A.J.
Ndërkohë më 15 janar kanë thyer xhamin e derës së kompanisë ‘Sigal’ dhe kanë tentuar të vjedhin ‘Western Unionin’, më 16 janar rreth orës 02:00 në qytetin e Ballshit/a.k