• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vlora Çitaku i thotë në sy presidentit Donald Trump: Jam ambasadorja e popullit më pro-amerikan

by Java News
18/01/2017 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Çitaku, që ishte pjesëmarrës në një ngjarje të organizuar nga kabineti i Trump në prag të inaugurimit të tij President, ka pasur rastin të zhvillojë edhe një bisedë me Presidentin në ardhje.

Ambasadorja kosovare, Vlora Çitaku ishte ndër të paktët nga përfaqësuesit diplomatikë që pati rastin ta njoftojë personalisht Trump-in për Kosovën dhe popullin e saj pro-amerikan.

“Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ku edhe ka postuar disa fotografi nga kjo ngjarje.

Pos Trumpit, Çitaku është takuar edhe me disa nga personat kryesorë të qeverisë së re amerikane.

“Pata rastin të flas shtruar me presidentin e zgjedhur, Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn. U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë”, ka shkruar ndër të tjerash Çitaku në mbishkrimin e fotografive, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Thaçi në NATO: Nuk aspirojmë për bashkim të Kosovës me Shqipërinë

Thaçi: Ja si i përgjigjemi Speciales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com