Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në foltoren e parlamentit në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në vend. Ai i ka bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Berisha ka akuzuar Ramën se po bën fushatë në zonat e izoluara ndërkohë që njerëzit kanë mbetur pa furnizime dhe po vdesin nga i ftohti.
“Në qoftë se kjo mazhorancë do kishte ndjeshmërinë më të vogël ndaj kësaj situate tepër të rëndë. I ftohtë në akuj që s’është parë prej dekadave. Nuk do mund të qëndronte kurrë pa shpallur gjendjen e emergjencës. Kam me dhjetëra mesazhe, sot Edvin Kristaq Rama ishte në Tamarë për fushatë. Ja ku e kam mesazhin ku thonë se skemi ç’të hamë. Janë mbaruar rezervat ushqimore. A e patë juve, thanë që dhanë ndihmë 100 tonë. Po 100 tonë janë dy kamiona, turp. Propozimi i bërë nga kryetari i PD për të shpallur gjendjen e emergjencës u hodh poshtë me cinizëm. Po çfarë emergjence ka më shumë se mos të kesh bukë, ujë, ndihmë mjekësore në akull. Pra, a nuk po vdesin në qytetet tona ditë për ditë njerëz të braktisur, si e ka zgjidh qeveria? Në mënyrën më cinike. Qytetarët e Tiranës, u bëj një thirrje. U bëni një pyetje si ishin sot në klasa? Që të gjtiha dridheshin nga të ftohtët. Shkollat janë me sistem ngrohëse, por u duhet lënda djegëse. Edi Rama nga Tamara thotë se mungesa e energjisë ka qenë më pak se çdo herë, kur zona të tjera kanë mbetur me ditë pa energji. Po ai ka drita që ja paguan qeveria në Surrel”, tha Berisha.
/a.m.