Rreth orës 16.15, në aksin rrugor Peshkopi-Kukës në vendin e quajtur “Pularia”, automjeti furgon tip “Ford” me targa AA 538 BG me drejtues shtetasin Sh.H rreth 50 vjeç, është fërkuar me një automjet furgon tip “Ford”, me targa DI 5123 A, ku nuk kishte pasagjerë.
Më pas automjeti furgon tip “Ford” me targa AA538 BG është përplasur me bordurën anësore të rrugës ku për pasojë është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i këtij mjeti shtetasi Sh.H i cili ndodhet në Spitalin Rajonal jashtë rrezikut për jetën.
Theksojmë se ska asnjë shtetas tjetër të dëmtuar.
Shkaku paraprak dyshohet për parakalim të gabuar nga automjeti me targa AA 538 BG.
Policia rrugore po kryen veprimet në vendngjarje./a.m.