Lori Hoxha është një ndër “fashionistet” më aktive në rrjet ku nuk mungojnë asnjë ditë postimet e saj.
Ajo ka rrëfyer në “Intv” përse kopjon stilin e Kim Kardashian, veturën e parë që ka pasur dhe disa detaje të tjera nga jeta e saj private.
– Sandale në dimër apo jo?
-Po. Nuk e ke parë instagramin tim?
-Lori me fokë kacurrela nuk të kemi parë kurrë!
– Dhe nuk do të më shihni kurrë sepse ngjaj skandal.
-Kim apo Kylie?
– Kim
– Të pëlqen gjella me bamje?
-Po, e dua gjellën me bamje
-Je zënë gjë me Sonilën?
-Po, sepse më priste në Milano dhe nuk I shkova.
-Pse kopjon gjithmonë Kardashian?
-Sepse dua, I like them.
-Nëse kisha dëshirë të të dhuroja dicka, jo shumë të shtrenjtë por handmade, do ta pranoje?
– Po sigurisht, I dua dhuratat e tilla.
– Lor ke menduar për pushimet?
-Mendoj gjithmonë për pushimet, gjithë vitin.
– Cili ka qenë automjeti i parë të ke patur?
– Ka qenë Lamborgini që kam marrë dhuratë, por para tij kam patur një mini Cooper
– Disa herë dukesh si J.Lo!
– O Zot, do të ishte një ëndërr. E dua Jenifer Lopezin, domethënën më pëlqen paraqitja e saj .
– Lori cfarë bën në kohën tënde të lirë?
– Ha ose fle.
– Sa e gjatë je?
– Preferoj të mos i përgjigjem kësaj petje sepse do të të gënjeja duke pretenduar se jam më e gjatë.
– Je 1.76?
– Jo, do të ishte ideale
– Ti ka marrë ndonjëherë motra rrobat sepse cdo motër e vogël e bën?
– Jo sepse kemi përmasa të ndryshme, por merr cantat e mia.