• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita drejt bojkotit të seancës plenare të së hënës, kushtëzim e protesta derisa të pranohet votimi elektronik

by Java News
15/01/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me nisjen e Parlamentit të hënën, Partia Demokratike do të radikalizojë edhe qëndrimin e saj përsa kohë nuk do të plotësohet kërkesa për votim dhe numërim elektronik.

Demokratët do të qëndrojnë fare pak të hënën në nisjen e sesionit parlamentar, aq sa kyetari i grupit Edi Paloka të zyrtarizojë qëndrimin e opozitës. Ky qëndrim i kushtëzuar pritet të konfirmohet në mbledhjen e grupit parlamentar dhe më pas të kryesisë së Partisë Demokratike.

Burime nga opozita konfirmuan për Top Channel se Partia Demokratike ka në axhendën e diskutimeve të kryesisë edhe nisjen e protestave për të detyruar qeverinë të pranojë votimin elektronik si mundësinë e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme.

Këtë linjë e përforcoi të dielën në drekë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e përshkroi votimin elektronik si të thjeshtë, të pamanipulueshëm, plotësisht të realizueshëm dhe me kosoto më të ulët sesa sistemi aktual. Sipas Bashës, “zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas”.

Kreu i opozitës thotë se të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm./a.k

Next Post
Lamtumirë Inter, Icardi gjen klubin e ri

Icardi drithëron Interin: Në Kinë mund të iki kur të dua, është në planet e mia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com