Dashi
Kjo ditë ju ka dhënë energji të reja ju të dashuruarve dhe doni vërtet të pushoni në prani të partnerit/es dhe të çlironi mendjen dhe trupin nga gjithë stresi i akumuluar. Beqarët do jenë më të vendosur se kurrë për të ndryshuar statusin dhe do bëjnë çmos për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Financat nuk do jenë aspak të mira, kujdes.
Demi
Sëmundjet e stinës ju kanë bërë edhe ju mjaft të dobët dhe në humor të keq. Dhimbjet fizike nuk mund ti mposhtni dot përveçse me regjim. Beqarët më në fund do shijojnë dashurinë e vërtetë dhe zemra do iu rrahë pa pushim, do pushtohen nga ndjenja e lumturisë dhe emocionet. Në planin financiar falë menaxhimit tuaj situata do përmirësohet në mënyrë të ndjeshme.
Binjakët
Nuk është se do të ndesheni me probleme ose pengesa gjatë ditës së sotme ju të dashuruarit. Megjithatë ka diçka që ju shqetëson që nuk e ndani me njeri. Beqarët duhet të jenë më shprehës dhe duhet ta heqin turpin në takime nëse duan të krijojnë lidhje. Financat do jenë të shkëlqyera, përgatituni për të bërë investime.
Gaforrja
Duhet të tregoni më kujdes me ushqimin këto kohë sepse nuk po vendosni dot një regjim të rregullt që do t’ju ndihmojë edhe në përballimin e ditës. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të pasur njohje të reja dhe do humbasin kështu mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet e tepruara dhe të panevojshme.
Luani
Parashikohen udhëtime dhe argëtim pa fund për ju të dashuruarit gjatë kësaj dite. Me fillimin e vitit ka nisur edhe fillimi i udhëtimeve dhe i kënaqësisë. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë shumë vetëm për të ndryshuar statusin sepse pasojat do i vuajnë më vonë. Në planin financiar parashikohen probleme serioze, kujdes.
Virgjëresha
Keni kohë që e keni lënë mënjanë jetën sociale, shoqërinë dhe veçanërisht partnerin/en. Ngarkesat në punë kanë bërë që të izoloheni pa dashjen tuaj, gjeni një zgjidhje. Beqarët do argëtohen gjithë kohës me miq dhe të afërm dhe nuk do e ndjejnë nevojën e një personi në krah. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.
Peshorja
Jeni të heshtur kohët e fundit dhe një shqetësim tuajin nuk po mundeni ta ndani me askënd. Do të kërkoni këshilla nga partneri/ja për të zgjidhur këtë situatë. Beqarët do jenë gjithë kohës në lëvizje për shkak të punës dhe ka mundësi të realizojnë takime interesante. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.
Akrepi
Po i përballoni gjërat me ritmin e duhur dhe kjo ju ka bërë më energjike ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Ju pëlqen kjo gjendje dhe do ta mbani edhe për ca kohë. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe do arrijnë të bëjnë për vete këdo person që pëlqejnë. Financat do përballen me vështirësi, nuk do arrini t’i mbani dot nën kontroll.
Shigjetari
Sot do të keni një ditë të mbushur me emocione ju t që jeni në një marrëdhënie në çift. Ju pëlqen ideja e udhëtimeve dhe nuk do ti rezistoni dot. Beqarët do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu pëlqejë aq shumë sa për të filluar një lidhje. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi tregoni kujdes me shpenzimet.
Bricjapi
Po ndjeni nostalgji për momente të humbura dhe persona të së shkuarës. Jeni penduar që veprime të caktuara i keni bërë në një mënyrë të gabuar. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me çdo hap që do hedhin pasi jo të gjithë personat janë ashtu si duken. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll, nuk ka vend për shqetësime.
Ujori
Keni probleme me komunikimin me persona të caktuar dhe kjo gjë do të reflektohet në çdo moment në lidhjen tuaj. Mbase tensioni i ditës do t’ju mposhtë sot. Beqarët do jenë të hallakatur dhe nuk do e kenë aspak mendjen për të filluar një lidhje. Financat do arrini jo vetëm t’i stabilizoni, por edhe do i përmirësoni ndjeshëm.
Peshqit
Karriera dhe jeta juaj dashurore sot do të kenë një zhvillim të rëndësishëm. Është në dorën tuaj të bëni zgjedhjen e duhur ose të neglizhoni. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe do përfshihen nga vala e emocioneve. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll, pasi do keni edhe ndikimin pozitiv të Hënës./a.m.