Natë të tmerrshme, gjithë frikë e ankth kanë kaluar banorët e Elbasanit. Ata u alarmuan se lëkundje të njëpasnjëshme të tokës tronditën banesat e tyre duke ngjallur panik. Pas situatës, jo pak shqetësuese të banorëve ka reaguar Zyra e Emergjencave Civile në Prefekturën e Elbasanit. Ajo ka sqaruar për “BalkanWeb” të vërtetën e lëkundjeve misterioze të tokës gjatë gjithë ditës së premte, që vunë në panik gjithë qytetin.
Ndërsa banorët kërkuan dje shpjegime se çfarë po ndodhte, nga Instituti i Sizmologjisë nuk kishte asnjë të dhënë për lëkundje sizmike, por sot shefi i zyrës EC, Mustafa Arapi tha se bëhet fjalë për disa tërmete.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë rregjistruar 7 lëkundje të lehta të tokës. Lëkundja më e fortë ka qenë 3,6 ballë në Jug të Elbasanit në zonën midis Mjekësit dhe Kuqanit. Nuk ka dëme materiale. Nga lëkundjet është krijuar panik pasi kanë qenë të shpeshta”,- sqaroi ai.
Tronditet Elbasani/ ”O Zot ç’po na ndodh, çdo 10 minuta përsëritet”
Megjithëse nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar nga Instituti i Sizmiologjisë, shumë banorë të Elbasanit kanë denoncuar termete të shpeshta që kanë ndodhur ditën e sotme në qytet dhe në fshatrat përreth. Pranë JOQ, kanë ardhur shumë raportime në lidhje me rastin në fjalë, por edhe vetë banorët nuk e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë, nëse këto lëkundje vijnë nga tërmeti apo po ndodhin nga uzina e lëndëve plasëse.
”Përshëndetje JOQ, ka që në mëngjes që në Elbasan bie çdo 10 minuta tërmet. Saktësisht unë jetoj në fshatin Mjekës dhe nuk e dimë nëse këto tërmete janë nga natyrore apo vijnë nga uzina e lëndëve plasëse. O zot s’e dimë çpo na ndodh. Dua të theksoj se dje erdhi në fshat në këtë uzinë, një eskortë makinash luksoze dhe askush nuk mori gjë vesh për to.” /JOQ/
ma.me