• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjithë partia nën hetim

by Artur Ajazi
30/10/2024 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Protesta e fundit me “mosbindje civile”, ka çuar në dyert e organeve hetimore edhe pjesën tjetër të deputetëve të Partisë Demokratike. Duket sikur gjithë partia e tyre, është “nën hetim”. Dikush për korrupsion, dikush për pastrim parash, një tjetër për molotovët, dhe vijnë me rradhë pastaj ata të djegies së karrigeve në Parlament, dhe  tani  ata të bllokimit dhe ndotjes së rrugëve. Kjo pra është demokracia- sipas Berishës. Sikur të ndodhte kjo gjë në vitet kur qeveriste Berisha, është e sigurtë që, populli dhe deputetët socialistë do të ishin rrahur mes akseve rrugore. Por kjo nuk  ndodh nën “regjimin e Edi Ramës”. A  e dini pse ? Sepse Edi Rama, ndryshe nga Sali Berisha, e shikon demokracinë me “syzet” e europianit, dhe jo të ish-komunistit. Opozita e bërë nga PD-ja përgjatë  këtyre viteve, tregoi sa e vockël, sa e paaftë dhe sa fallco paskësh qenë klani drejtues i asaj force politike. Kanë mashtruar për 30 e ca vjet  miletin, kanë gënjyer mbështetësit e tyre, por ama kanë pasuruar servilët dhe shpurën drejtuese, që dje ishin në poste, dhe sot sërish të kamur  me prona dhe miliona. Të bredhësh me makina luksi, dhe ti thuash vehtes “i persekutuar nga regjimi Rama”, nuk shkon. Ajo parti duke mos ndryshuar  për 34 vjet as kryetarin, as kryesinë, as stafin dhe sekretariatin e ngushtë, u kthye në sh.a. Atje dihet vetëm kush është kryetari, (Berisha) dhe zëvëndësi apo mëkëmbësi i tij Noka, kurse të tjerët janë numra dhe gurë shahu. Prej 3 vitesh ajo parti gjendet nën akuza të forlumuara jo nga analistët dhe media, por nga organet hetimore. Të refuzosh thirrjet nga SPAK-u, ti injorosh ftesat e organeve hetimore, të intimodosh prokurorë, gjyqtarë, police dhe shtetarë, që të thërrasin tu shpjegosh rolin tend në një aferë korruptive, kjo ndodh vetëm me drejtuesin e PD-së. Të futësh në  sallën e Parlamentit, shishe me benzene, fishekzjarre, kapsolla, të ndjegësh karriget e blera me para shqiptarësh, dhe pastaj ti turresh uniformave me dhunë për ti penguar të kryejnë dettrën, kjo ndodh vetëm me deputetët e PD-së. Dhe pastaj thonë se “po na persekuton regjimi Rama”. Të pengosh me orë të tëra qytetarët të lëvizin me mjetet e tyre në akset rrugore për hallet dhe problemet që kanë, të djegësh goma dhe kazana plehrash, të shtysh trupat policore dhe pastaj të thuash se “na dhunoi regjimi Rama”, edhe kjo ndodh vetëm në atë parti. Pastaj, hiqen si “viktima të regjimit”, kur u vjen fletë-thirrja  nga Prokuroria, pasi kanë shkelur ligjet e shtetit. Nuk mund të bëhet shteti dhe demokracia në një vend (aq më tepër tek ne) kur shkelen normat, rregullat, ligjet, dhe caku i çdo njërit prej nesh. Shteti punon dhe funksionon me ligje, ndryshe kaosi dhe anarshia përmbysin gjithçka përreth. PD-ja, është parti që kaosin dhe rrëmujën e ka në ideologjinë e saj, e ka “doktrinë”, dhe nuk ndahet kollaj nga dhuna. Ndaj sot ata janë të gjithë si parti nën hetim, dhe kjo  aspak për faj të “regjimit Rama”.

Next Post
Siguria në Kosovë, Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë

“Krijimi i forcës së rezervistëve”, Vëngu: Hapim dyert e karrierës ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur

September 20, 2026

Merz në telashe, zgjedhjet rajonale sjellin një tjetër goditje për kancelarin

September 20, 2026
U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

U vra sot në mes të Sarandës, kush është Tani i Ruzhdiut me precendetë të shumtë penalë

September 20, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com