A mbush bombola gazi? “Jo bombola jo, s’na lejojnë”
“Të them për anën time unë i mbush te stacioni i Trenit, aty mbushet edhe në 7 të mëngjesit, edhe në 7 të darkës. Kurse ne na e kanë ndaluar, se na kanë vënë gjobë”
“Jo nuk mbushim. Nuk na e lejojnë. Vetëm të shkosh te Unaza e Re, aty ku është pika vetë”, shprehen disa nga punonjèsit e disa karburanteve.
Qytetarët nga ana e tyre shprehen se nuk është e lehtë të gjesh një pikë tregtimi të gazit të lengshëm, në një kohë që kompani të ndryshme ofrojnë edhe shërbimin e trasnportit të gazit në shtëpi.
“Me anë të atyre, i thërrasim në telefon dhe vijnë na e mbushim dhe na i instalojmë. Nuk i përdorim vetë fare”
“Shkojmë e i mbushim vetë në autostradë në një pikë që bëhet vite afër Vorë”
“Është pak e vështirë po ne e mbushim në një benzinatë”, shprehen disa qytetarë.
Një tjetër shqetësim është edhe abuzimi me çmimin e gazit. Në të gjithë kryeqytetin, nuk gjenden 2 pika tregtimi të gazit të lëngshëm që të kenë të njëjtin çmim.