Vettingu/ Ja kush janë 5 prokurorët e parë kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Sigurojnë dhjetë firmat e kolegëve prokurorët Shpëtim Kurti, Dritan Rreshka, Besnik Cani, Rovena Gashi e Arben Dollapi. Pritet të dorëzojnë dosjen e kandidimit në kutinë postare pranë Kuvendit të Shqipërisë.Mbërrijnë pesë emrat e parë konkurentë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se kanë arritur të marrin firmat e kolegëve pesë prokurorë kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas ligjit të ri, kandidatët detyrohen të marrin dhjetë firma kolegësh, nëse duan të hyjnë në garë për anëtarë të KLP-së.
Sipas burimeve deri tani, në prokurorinë e shkallës së parë kanë arritur të sigurojnë firmat e dhjetë kolegëve të tyre, prokurorët Shpëtim Kurti, Dritan Rreshka, Besnik Cani. Ndërsa në Apel ka arritur të garantojë  firmat e kolegëve  prokurori Arben Dollapi. Nga Prokuroria e Përgjithshme, Rovena Gashi ka mbledhur firmat e dhjetë kolegëve. Këta pesë prokurorë do të jenë pjesë e garës për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Prokurorët që pretendojnë edhe të jenë pjesë e garës janë në proces intensiv të marrjes së firmave dhe mbledhjes së dokumentacionit që i kërkon ligji pasi koha në dispozicon është e shkurtër. Të hënën më 16 janar ata duhet të dorëzojnë dosjet e tyre të kandidimit. Gara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor është hapur më 9 janar dhe mbyllet më 16 janar. Deri ditën e hënë kandidatët duhet të dorëzojnë dosjet e plotë në kutinë postare pranë Kuvendit të Shqipërisë. 27.al
Çfarë është Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm, ndër ata që përmbushin kushtet dhe kriteret e parashikuara në këtë ligj. Këshilli, në përzgjedhjen e kandidaturave zbaton rregullat e këtij seksioni. Rregulla më të detajuara për procedurën e përzgjedhjes miratohen me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm

1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i paraqet Kuvendit të Shqipërisë propozimin për të emëruar si Prokuror të Përgjithshëm një nga tre kandidatët e renditur më lart në listë. Propozimi përfshin vendimin e arsyetuar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

ma.me

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com