• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndahet nga jeta Anita Take, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë

by A R
12/01/2017 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shuar mbrëmjen e së enjtes në moshën 83 vjeçare këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, Anida Take.

Anida Take ka lindur në Korçë, më 2 prill 1934. Ajo ka spikatur që në moshë të re për vokalin e saj të veçantë.  Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1951, është emëruar si këngëtare profesioniste në Filarmoninë Shqiptare, për të kaluar më pas në Estradën e Shtetit. Në këtë institucion, Anida Take ka zhvilluar për plot 20 vjet aktivitetin më të rëndësishëm të karrierës së saj. Duke u përballur për çdo natë me publikun në interpretimin kryesisht të këngës shqiptare, Take u afirmua si një interpretuese cilësore dhe krijoi personalitetin e saj artistik.

Kësaj periudhe i përkasin plot 19 mijë debutime të saj, në të gjitha skajet e Shqipërisë, duke filluar nga Tropoja e deri në Bilisht apo Konispol, duke fituar zemrat e një mase të gjerë të publikut shqiptar.

Gjatë 20 viteve të punës në Estradën e Tiranës, Anida Take është dekoruar me Medalje Pune “Naim Frashëri”, të klasit të II-të dhe të III-të.
Zëri i Takes ka jehuar edhe në skenat e huaja, duke bërë një prezantim dinjitoz të këngës shqiptare, në koncertet e dhëna në Rusi, e Rumani gjatë vitit 1957, në Bullgari e Hungari me 1958, si dhe Kinë, Vietnam e Kore më 1961.

Anida Take e vazhdoi aktivitetin e saj artistik edhe pas daljes në pension më 1972, duke qëndruar në skenën e Estradës së Tiranës dhe në skenat e rretheve si recitaliste.
I përket pikërisht kësaj periudhe edhe një nga kulmet e karrierës së Anida Takes: dhënia e të parit recital në historinë e skenave shqiptare, në vitin 1983, gjatë të cilit këngëtarja 50 vjeçare interpretoi plot 25 këngë. Recitali u prit me shumë sukses dhe vijoi të shfaqej deri në vitin 1989 në shumë qytete të Shqipërisë, si Durrës, Berat, Sarandë, Delvinë, Pogradec e Korçë.

Që prej vitit 1991, Anida Take u vendos në Austri, ku nuk e ndaloi aktivitetin e saj artistik. Që nga ai vit e deri në vitin 2001, ajo ka kënduar në aktivitete të ndryshme, përpara një publiku shqiptar e austriak. E gjithë kjo e ka ndihmuar këngëtaren e njohur të ruajë edhe sot një freski vokale dhe ëmbëlsi interpretative, gjithmonë me një profesionalizëm të spikatur.

Ajo u rishfaq në skenat e Tiranës, duke kënduar “live” në Festivalin “Kënga Magjike” të vitit 1999, ku edhe u dekorua nga Presidenti i Republikës, z. Rexhep Meidani, me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”, për kontribut të shquar dhe cilësi të lartë në interpretimin e këngës shqiptare, për talentin e saj të spikatur, që e vuri në shërbim të kombit të vet.

Në Festivalin e 40-të të Këngës në RTSH në vitin 2001, i është dhënë trofeu “Mjeshtër i Punës”.
Gjatë karrierës së saj mbi gjysëmshekullore, Anida Take ka interpretuar një repertor prej 750 këngësh. Fatkeqësisht, disa prej perlave të interpretuara prej saj nuk ekzistojnë më në Fondin Shqiptar të Muzikës.

Në emër të rigjetjes së tyre dhe risjelljes në vendin që u takon, Anida Take është angazhuar në moshën 69 vjeçare të interpretojë disa prej këngëve më të spikatura të krijuara nga bashkëshorti i saj, i paharruari Agim Prodani, por edhe autorë të tjerë të spikatur të pentagrameve të lehta, duke iu kujtuar brezave rrugën, nëpër të cilën ka ecur kënga e lehtë shqiptare, në etapat kryesore të së cilës, gjendet zëri i saj. Janë 16 këngë, që iu servirën publikut shqiptar të rinovuara dhe në një konceptim të ri orkestral, me ndihmën e djalit të saj.

Zonja Anida Take u shqua si një artiste që këndoi “live” deri në fund të jetës së saj artistike, duke qenë e pranishme dhe e duartrokitur fort e me dashuri në shumë skena të rëndësishme të artit muzikor shqiptar.

Homazhet do të bëhen ditën e premte, datë 13 janar, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, në hollin e Radio Tiranës. /java/b.d

Next Post
Si sot, më 12 janar, vdiq Agata Christie dhe doli jashtë ligji PK e Rumanisë

Si sot, më 12 janar, vdiq Agata Christie dhe doli jashtë ligji PK e Rumanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë! Ra papritur në sallën e edukimit fizik, humb jetën 15-vjeçari

Kërkoi ndihmë nga Policia, vritet dy orë pasi raportoi dhunën në familje një grua! Zbulohet letra: Kjo është shpresa ime e fundit!

October 26, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Kushte të qëndrueshme, por me ulje temperaturash dhe vranësira! Parashikimi i motit për ditën e sotme

October 26, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

October 26, 2026
“Vetëm dialogu sjell përparim”, BE reagon ndaj Vuçiçit dhe kërkon uljen e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës 

“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

October 26, 2026
“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

“Vandalët paguajnë”, Macron prezanton projektligjin që i detyron protestuesit të paguajnë dëmet që kanë shkaktuar gjatë protestave

October 26, 2026
“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

“Arritje historike, rezultat i bashkimit”- Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, jemi në garë për të tretin!

October 26, 2026
Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

October 26, 2026
“Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

Moska kërcënon, Medvedev i bën thirrje Trumpit: Përdor CIA-n kundër Zelenskyt dhe jepi fund këtij problemi!

October 26, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In