Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u ndoq ndërsa drejtonte një Audi A4 të vjedhur që në nëntor. Brenda makinës që drejtohej nga Flovjan Nika, 33 vjeç, u gjetën dhe sende me vlerë të grabitura nga shqiptari me banim në Novara. Pas dyshimeve, policia zbuloi nga verifikimi i targës se makina ishte e vjedhur. Pas kësaj, ata e ndoqën në distancë shqiptarin deri sa parkoi në rrugën “Matteotti”.
Policia ndërhyri në momentin që u pikas në një bashkëpunëtorë i shqiptarit, i cili arriti të largohej duke përfituar nga errësira. Në automjetin e grabitur, policia gjeti ora të ndryshme, bizhuteri, iPad si dhe sende të tjera si dhe mjete per te kryer grabitje. Afër në të njëjtin parkim policia gjeti dhe një makinë tjetër të vjedhur në dhjetor në provincën e La Spezia-s. Pak para arrestimit, shqiptari sapo kishte vjedhur një orë, e cila iu rikthye menjëherë të zotit të saj, /ma.me