• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot është Halloween, 6 traditat më të çuditshme dhe të veçanta të Ditës së të Vdekurve

by A R
31/10/2024 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gdhendja e kungujve, “rreng apo karamele” dhe kostumet e  frikshme janë disa prej traditave më tipike të Hallouinit.

Disa prej tyre si kapja e mollëve me gojë tashmë kanë dalë nga moda, por kjo festë përfshin të vegjël e të mëdhenj që marrin pjesë në evente dhe shkojnë në shtëpi të përndjekura nga fantazmat.

Hallouini nuk është një festë botërore, por ka disa shtete e kultura që e festojnë Ditën e të Gjithë Shenjtëvrve. Për disa prej tyre, është një ditë që nderohet kujtimi i të dashurve që nuk jetojnë më.

Irlandë – Gdhendja e kungujve

Shumë njerëz mendojnë një kungull të madh portokalli për Hallouinin, por në Irlandë përdoreshin rrepat. Rrënjët kelte të Irlandës dhe Skocisë mendohet të jenë zanafillat e Hallouinit dhe irlandezët gdhendnin rrepat. Fjala Jack O’Lantern vjen nga legjenda e Jack, një shpirt që nuk ishte i mirëseardhur as në parajsë e as në ferr, i dënuar për t’u endur përgjithmonë me një fener që i ndriçonte rrugën. Qirinjtë vendoseshin brenda rrepave të gërryera të lëna në pragun e derës apo në dritare mbrëmjen e 31 tetorit për të larguar Jack dhe shpirtrat e këqinj. Sot gjenden kryesisht kunguj në vend të rrepave por tradita vazhdon e madje në muze gjenden edhe rrepa të viteve 1900 që janë ruajtur mirë.

Skoci – Festivali Samhuinn i Zjarrit

Hallouini mendohet të ketë ardhur nga Samhain ose All Hallowtide, një festival pagan që shënon kalimin nga vera në vjeshtë,  kohë në të cilën botët e të gjallëve dhe të vdekurve kanë një kufi shumë të hollë.edhe sot, Samhain festohet me Festivalin e Zjarrit në Edinburg. Rrugët e ngushta të qytetit kthehen në një teatër të ritualeve të lashta kelte që shoqërohen nga performancat me veshjet karakteristike. Sot festivali mbledh turma të  tëra që shohin vallëzimin me zjarr, akrobatë, teatër dhe daulle.

Meksikë – Dita e të Vdekurve

Meksika nderon të vdekurit dhe feston të gjallët gjatë Día de Muertos që është një prej fesitvaleve më të famshme të Hallouinit në botë. Festivali zgjat nga 31 tetori deri më 2 nëntor dhe në ditën e parë përkujtohen fëmijët që kanë vdekur, në të dytën personat e tjerë dhe e treta është festë. Familjet ndërtojnë altarë për të vdekurit ku sjellin ëmbëlsira, lodra dhe sende që kanë pasur rëndësi për personin. Shumë prej tyre veshin kostume shumëngjyrëshe me skelet dhe festa vazhdon edhe natën në varreza ku të afërmit kujtojnë jetën e atyre që kanë vdekur.

Filipine – Pangangaluwa

Pangangaluwa është një traditë Tagalog që i përngjan “rreng apo karamele”. Fëmijë dhe adoleshentë me çarçafë të bardhë shkojnë nëpër shtëpi mbrëmjen e 31 tetorit për të kënduar këngë që i kushtohen Ditës së të Gjithë Shenjtërve dhe Ditës së të Gjithë Shpirtrave duke kërkuar dhurata. Ata shtiren si shpirtra të humbur në purgator dhe shpresonë që në këto shtëpi të marrin dhurata që shpirtrat i çojnë në botën e të vdekurve. Zakonisht dhuratat janë ushqime si kek me oriz apo gatime si homazh për këta shpirtra të uritur për ushqim dhe vëmendje.

Japoni – Jimi Hallouin

Kjo përkthehet si “Hallouini Mondan” ku njerëzit nuk veshin kostume të famshme. Në fakt, shumë njerëz zgjedhin tema kaq të veçanta sa duhet t’ua shpjegojnë të tjerëve. Një nga kostumet më të famshme të këtij viti është “një prej tavanëve të ulët në Stacionin Ueno” që i referohet një zone në një metro ku tavanët janë 1.7 metra të lartë.

Haiti – Fèt Gede

Haiti ka gjithashtu Ditën e të Vdekurve si festivalin që përkujton të dashurit që s’jetojnë më. Katolikët dhe protestantët e festojnë ndryshe, ndërsa ithtarët e besimit ‘vodou’ kanë një mënyrë shumë të veçantë. Praktikantët e ‘vodou’ vishen si shpirtrat që quhen gede ose rimishërimi i një personi të dashur që kthehet nga bota e përtejme në trupin  e të afërmit që e thërret. Rrugët e Haitit mbushen me praktikantë, disa ‘të pushtuar’ nga gede dhe vizitojnë varrezat, bëjnë dhurata e rituale për të nderuar të  vdekurit. Ata që ‘janë pushtuar’ nga gede vishen me të bardhë, të zezë dhe lejla, lyejnë fytyrat me pudër të bardhë dhe mbajnë syze të zeza e bastun. Ata mbajnë me vete alkool me piper që ia hedhin vetes duke kërcyer e përpëlitur ndërsa u drejtohen varrezave.

Next Post
VIDEO / “Ik, o hajdut”, Paloka u shkon për mbështetje, minatorët përzënë deputetin demokrat

VIDEO / “Ik, o hajdut”, Paloka u shkon për mbështetje, minatorët përzënë deputetin demokrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital! Policia jep detajet e para: Dy punonjësit…

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital! Policia jep detajet e para: Dy punonjësit…

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In