Më 21 janar do të testohen 4300 mësues, të cilët kanë dorëzuar dosjet dhe kanë aplikuar në portalin mësues për Shqipërinë. Numrin më të lartë të aplikantëve e zë Korça me 539 aplikime. Dosjet fizike jane dorëzuar deri në datën 23 nëntor të vitit të kaluar. Ku këtë vit për aplikantëve iu janë vënë në dispozicion 17 programet orientuese për 17 profilet e mësuesëve që do të testohen. Korrigjimet do të bëhen në kohë reale rezultatet do të shpallen online në portalin mësues për shqiperinë brenda 2 ose 3 javëve. Cdo kandidat mund të ndjekë procesin e rekrutimit online.
ma.me