Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer replika me komentuesit në faqen e tij në rrjetin social, pas përgjigjies që i ka dhënë Lulzim Bashës.
“Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”, shkruan Rama me ironi.
Replikat me komentuesit
Qytetari: Po cdo parti ate pun ka , po na vendos ndonje kalorifer neper sholla leri shtyllat !?
Qytetari: Bravo ashtu eshte
Rama: Ke te drejte shume te drejte, por hap pas hapi
Qytetari: Faleminderit z. Kryeminister por do doja pak me shpejt se po kalon dimri.
Qytetari: Zoti Edi Rama ne europ kur do hym ..te jet populli i lire te punoje ku te doje mos tallet xhdo lloj njeriu me ne ..
Qytetari: Edi si ka mundesi qe po te ra halli nuk gjen dot zgjidhje dhe me e keqa eshte qe punonjesit thone : ankohu ku te duash . Ankesa nuk mere fare per baze.
Qytetari: Seshte momenti per tallje.meru me hallet e njerezve se po i mbyt varferia extreme dhe ky acar i tmerrshem qe ka mberthyer vendin !
Rama: Tallje? S’ka asnje tallje ketu, ky eshte realiteti i dhimbshem opozitar! Sa per vendin mos u shqeteso ti Ai Djali se vendi ka zot!
Qytetari: Po te kishte zot vendi nuk do ishte kshu ani pini e kendoni ju qe mereni me politik te tjeret ca ne burg ca te hajne buk te thate./a.k