• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foto dhe Video nga Saranda, si është pushtuar nga dëbora qyteti bregdetar

by A R
11/01/2017 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e borës kanë vijuar edhe gjatë natës në jug të vendit, ndërsa në Sarandë kanë arritur trashësinë prej 10 centimetrash.

Në këto ditë shumë të ftohta dhe të rralla për klimën e Sarandës, qyteti po përballet me problemet për pastrimin e rrugëve, pasi Bashkia nuk ka një shërbim borëpastrues, ndaj autobotë të bashkisë pastrojnë rrugët me ujë deti. Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në Sarandë, edhe rrugët e brendshme janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

sr1Për shkak të borës, Qafa e Muzinës kalohet me vështirësi. Situata është e ngjashme në Gjirokastër, ku qarkullimi me mjete në lagjet e sipërme është i pamundur. Aksi nacional Gjirokastër-Sarandë, në Qafën e Muzinës, është pothuajse i pakalueshëm për mjetet e vogla.

Zona e Zagories dhe Pogonit janë aktualisht të izoluara. Edhe Tepelena është mbuluar nga bora. Rrugët e brendshme pothuajse janë të pakalueshme për mjetet. Edhe aksi nacional Përmet-Ersekë është i bllokuar dhe nuk funksionon dogana e pikës kufitare të 3 urave, ku bora ka bllokuar rrugën. 11 fshatra të njësisë Frashër janë izoluar dhe trashësia e borës arrin në 70 cm.

sr2Ndërkohë bordi i emergjencave në Bashki, i kryesuar nga Kryetarja Florjana Koka, nga komunikimi me familjet në nevojë, pasi u njoh me kërkesat, ka nisur plotësimin e tyre. Një paketë ndihme në ushqime, ujë, batanije dhe dru zjarri për ngrohje, u është ofruar 71 familjeve që jetojne në kushte të veshtira në disa zona banimi në qytetin e Sarandës, Ksamilit etj.

Kjo është një paketë ndihme emergjence, që lehtëson kapërcimim e kushteve të vështira nga moti i ftohtë nga 71 familjet në nevojë”, u shpreh Robert Piro, zvKryetar i Bashkisë së Sarandës./ATSH

Next Post
Publikohet lista e votuesve për Zgjedhjet, procedura për të verifikuar emrin tuaj

Publikohet lista e votuesve për Zgjedhjet, procedura për të verifikuar emrin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com