Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës informoi të hënën se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore të vendit ka përmirësim të dukshëm dhe të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme.
Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Sipas MTI-së, trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.
Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e Toblit). Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.
Në qarkun e Korçës, gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulta, nga -13 deri në -16 gradë, dhe erë gjithashtu gjë që ka sjellë borën në segmente të ndryshme të rrugës, njëkohësisht rrugët janë nën efektin e akullit. Kompanitë e Mirëmbajtjes vazhdojnë të punojnë për pastrim dhe kriposje të akseve rrugore që mbulojnë.
Aktualisht në aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë dhe Korcë-Voskopojë qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë . Gjithashtu qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe për aksin rrugor Pogradec-Lin .
Në qarkun e Lezhës, në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës me 4 borëpastruese. Qarkullimi është normal në të 4 korsitë. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen lëvizet pjesërisht me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal
Në qarkun e Dibrës, në aksin Kuben – Vasie, trashësia e borës arrin në 50 cm dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë. Edhe në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, trashësia e dëborës është 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në qarkun e Shkodrës, trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë MTI njofton se nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gatishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur.Në segmentin Kukës – Shën Mëri kalimi kryhet me një kalim me vështirësi, kurse në segmentin Shën Mëri – Fushë Arrëz rruga është e bllokuar. Qarkullimi kryhet me zinxhirë, me vështirësi.
Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.
Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave.Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.
Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur
Në qarkun e Elbasanit, në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Është punuar gjatë natës me borëpastruese dhe me fadromë. Janë hedhur 150 tonë kripë. Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet. Kalimi pa zinxhirë. Janë hedhur 20 tonë kripë.
Në aksin Librazhd – Steblevë, qarkullohet pa zinxhirë, përveç segmentit Lunik – Steblevë, ku qarkullimi kryhet me zinxhirë. Janë hedhur 30 tonë kripë. Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur.Është hedhur 5 tonë kripë.
Në qarkun e Vlorës, në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal dhe pa zinxhirë. Në Qafën e Llogorasë mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Ka të depozituara edhe sasi kripe. Ne akset e tjera te ketij qarku nuk ka probleme.