• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transportet: Akset rrugore kombëtare janë të kalueshme

by A R
09/01/2017 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës informoi të hënën se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore të vendit ka përmirësim të dukshëm dhe të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme.

Në qarkun e Kukësit, trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Sipas MTI-së, trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.

Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e Toblit). Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.

Në qarkun e Korçës, gjatë natës ka patur temperatura shumë të ulta, nga -13 deri në -16 gradë, dhe erë gjithashtu gjë që ka sjellë borën në segmente të ndryshme të rrugës, njëkohësisht rrugët janë nën efektin e akullit. Kompanitë e Mirëmbajtjes vazhdojnë të punojnë për pastrim dhe kriposje të akseve rrugore që mbulojnë.
Aktualisht në aksin rrugor K/Boboshticë-Dardhë dhe Korcë-Voskopojë qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë . Gjithashtu qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe për aksin rrugor Pogradec-Lin .

Në qarkun e Lezhës, në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës me 4 borëpastruese. Qarkullimi është normal në të 4 korsitë. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Segmentet Shpal- Reps dhe Rubik-Rrëshen lëvizet pjesërisht me zinxhirë. Pjesa tjeter qarkullimi normal

Në qarkun e Dibrës, në aksin Kuben – Vasie, trashësia e borës arrin në 50 cm dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë. Edhe në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, trashësia e dëborës është 50 cm borë. Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit – Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë. Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Në qarkun e Shkodrës, trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë  MTI njofton se nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gatishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur.Në segmentin Kukës – Shën Mëri kalimi kryhet me një kalim me vështirësi, kurse në segmentin Shën Mëri – Fushë Arrëz rruga është e bllokuar. Qarkullimi kryhet me zinxhirë, me vështirësi.
Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.

Në aksin Koplik – Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave.Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.
Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë – Pukë- F,Arrëz. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur

Në qarkun e Elbasanit, në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Është punuar gjatë natës me borëpastruese dhe me fadromë. Janë hedhur 150 tonë kripë. Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet. Kalimi pa zinxhirë. Janë hedhur 20 tonë kripë.

Në aksin Librazhd – Steblevë, qarkullohet pa zinxhirë, përveç segmentit Lunik – Steblevë, ku qarkullimi kryhet me zinxhirë. Janë hedhur 30 tonë kripë. Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur.Është hedhur 5 tonë kripë.

Në qarkun e Vlorës, në Llogora është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit. Qarkullimi është normal dhe pa zinxhirë. Në Qafën e Llogorasë mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Ka të depozituara edhe sasi kripe. Ne akset e tjera te ketij qarku nuk ka probleme.

Next Post
Aksident në Elbasan, rruga e ngrirë i merr jetën një personi, trupin e nxjerrin zjarrfikësit

Aksidenti në Elbasan, policia arreston drejtuesin e BMW-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

May 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

“Berishës s’ia ka lënë babai PD-në”, Salianji: Absurde që një kandidat të përjashtojë kandidatët e tjerë nga gara

May 2, 2026
Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

May 2, 2026
“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

May 2, 2026
‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze’, Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze’, Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

May 2, 2026
Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

May 2, 2026
“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

Balliu ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Si nuk the një fjalë për Rrjollin?! Je minus 300 mijë vota në 4 vite…

May 2, 2026
Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

May 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

May 2, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In