Dy adoleshentë të moshës 16 vjeçare janë arrestuar nga policia e Tepelenës nën akuzën e vjedhjes së disa kompjuterave… në kishën Ungjillore.
Shtetasit me inicialet K.P dhe Xh.B janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin në kishë. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi sendet e vjedhura, dy Laptop dhe një i-PAD.
Materialet procedurale të policisë në ngarkim të dy të rinjve i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”./java/a.k