Hayden Cross është mashkulli i parë në Britaninë e Madhe që do të sjellë në jetë një fëmijë.
Ish punonjësi i një supermarketi në Gloucester ka lindur si femër, por para disa viteve ka nisur procesin për ndërrimin e gjinisë.
The Sun shkruan se ai ka ende kapacitetin riprodhues të femrave, ndërsa pas gjetjes së një donatori të spermës nëpërmjet rrjetit social Facebook, ai ka vendosur që të sjellë në jetë një fëmijë.
Aktualisht Hayden është në javën e 16-të të shtatzënisë, dhe porsa të lindë, do të heqë gjoksin dhe vezoret.
“Do të jem një baba i përkushtuar”, ka thënë Hayden Cross