Një atentat kamikaz i marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik shkaktoi sot të paktën 12 të vdekur në një treg në Bagdad, njoftuan burime të sigurisë.
Ky atentat i fundit prej atentateve të përgjakshme të kryera nga Shteti Islamik që prej fillimit të ofensivës, në mes të muajit tetor, të forcave irakiane kundër bastionit të ISIS në Mosul.
Ky atentat ka pasur si shënjestër tregun e Jamilas, që ndodhet në Sadr City, një lagje e banuar kryesisht nga myslimanë shiitë që grupi ultra-radikal sunit i shënjestron vazhdimisht.
“Një ushtar ka hapur zjarr kundër automjetit të dyshuar, por kamikazi ka hedhur në erë automjetin”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Saad Maan.
“Përveç 12 të vdekurve, atentati ka shkaktuar dhe 39 të plagosur”, sipas një bilanci të dhënë nga burime spitalore.