Armina Mevlani, prej disa ditësh ka ngacmuar imagjinatën e të gjithëve dhe u ka shtuar njerëzve të dashuruar me detin mallin për plazh. Ajo është duke pushuar në plazhet meksikane, në Palaya del Carmen. Nuk do shumë të kuptosh që një udhëtim i gjatë në këtë vend ekzotik ëshët shumë i kushtueshëm. Pyetja e parë që lind është kush i paguan udhëtimet super luksoze të të dashurës së Shkëlzen Berishës.
Armina ka thënë për “Bluetooth” se ky udhëtim është sponsorizuar nga hoteli ku ajo po qëndron. Ndërkohë Armina ka bërë reklamimin e hotelit në profilet e saj në rrjetet sociale. Pyetjes nëse në këtë udhëtim pune, siç e cilëson ajo, e shoqëron dhe partneri i saj apo jo, bukuroshja ka hezituar ti përgjigjet.