Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vlerësoi punonjësin e OSHE Ramë Hallaçi i cili një ditë më parë rrezikoi jetën në terren për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik. Beqaj shkruan në facebook se ai është dëshmi e gjallë e herozimit dhe përkushtimit.
Shkrimi i Beqajt:
Historia njerëzore e punonjësit të OSHEE-së, Ramë Hallaçi, i cili ka rrezikuar të ngrijë dje në krye të detyrës, është një dëshmi e gjallë, sa e përkushtimit dhe heroizmit të njerëzve të thjeshtë në këto kushte tepër të rënduara të motit të keq që po kalon vendi, aq edhe mishërim i solidaritetit njerëzor.
Falë ndihmës së menjëhershme dhe profesionale të mjekut reanimator Jemin Ferati, si dhe infermierëve Besa Thaçi, Hazbie Ferati dhe Sokol Basha, të cilët arritën ta mbajnë në jetë, Rama është kthyer mbrëmjen e së enjtes shëndeshë e mirë pranë gjirit të familjes.
Faleminderit nga zemra heronjve të vërtetë të solidaritetit njerëzor që sfiduan motin e ftohtë dhe kushtet e rënduara nga rreshjet e dendura të dëborës për t’ju ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë!
/a.m.