• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë nuk dini për Tramezzanin… si hoqi dorë nga Serie A ish zëvendësi i De Biasit, për t’u kujdesur për të bijën

by Java News
06/01/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tramezzani tashmë nuk do të jetë më zëvendëstrajner i Kombëtares Shqiptare. Ai është larguar drejt Zvicrës për të drejtuar ekipin e Luganos, ku, sipas mediave, ka thirrur së fundmi edhe futbollistin shqiptar, Armando Sadiku.

Tramezzani njihet shumë mirë në Shqipëri, duke qenë për vite me radhë pjesë e pankinës shqiptare, siç mund të dihet edhe që më parë ai ka qenë futbollist në Itali, por edhe që ka një vajzë, të cilën, për shkak të një fotoje miqësore, mediat e bënë të dashurën e Armando Sadikut, një thashethem që Tramezzani, Sadiku, por edhe e ëma e vajzës dhe vetë 20-vjeçarja e mohuan. Madje Desiree Tramezanit iu desh të thoshte, edhe që ajo ka një histori tjetër dashurie dhe këto lajme e kishin mërzitur. Këto janë faktet e njohura, por pak dihet për marrëdhënien e veçantë që Paolo Tramezzani ka me të bijën.

tramexani11-470x264Po të lexosh mediat italiane, në vitin 2003, trajneri italian, është në qendër të lajmeve sportive për një fakt shumë të rrallë. Ai, 33 vjeç në ato vite, një nga mbrojtësit më të kërkuar, kishte hequr dorë nga serie A, ku do të luante me Empolin, për të qëndruar pranë së bijës, 7 vjeçe, Desiree, edhe pse në atë moshë, mund të ishte shansi i fundit për të luajtur në kategorinë e parë. Ai ishte ndarë nga bashkëshortja dhe jetonte me të bijën në Milano. Nga dashuria ndaj saj dhe ndjenja e detyrës së babait, Paolo mori një vendim që pak futbollistë do e merrnin.

“Në mes Serisë A dhe vajzës sime, nuk kam pasur dyshime të zgjedh këtë të dytën”, ka thënë në atë kohë në media Tramezzani, i cili ka shtuar që ka një jetë edhe jashtë futbollit dhe aty ka gjëra më të rëndësishme sesa karriera. Duke qenë që nuk ishin zgjidhur në kohë disa çështje familjare dhe logjistike, për të sistemuar të bijën, Tramezzani kishte vendosur për të hequr dorë nga kontrata me Empolin që të mos largohej nga e bija, e cila jeton me të. Ai ishte ndarë që para gjashtë vitesh nga bashkëshortja, me origjinë bullgare, që kur vajza ishte vetëm 1 vjeçe dhe kujdesej për vajzën.

Pasi e mbylli rrugën për te Empoli, ish-futbollisti i Interit, Tottenham-it, Piacenza-s dhe Atalanta-s,  edhe pse një nga mbrojtësit më të mirë të asaj kohe, mbeti pa skuadër. Ai shpresonte që do të gjente një klub pranë qytetit të Milanos, ku jetonte, në çfarëdo kategorie.

Pak muaj më vonë, në mediat italiane që dikur shkruanin artikuj me tituj “Dua të bëj rolin e babait”, apo “Tramezzani: Heq dorë nga Empoli, për time bijë”, gjen shkrimin “Fund i lumtur për Tramezzani-n”.

Mbrojtësi italian ishte kërkuar nga një skuadër e kategorisë së tretë, pranë Milanos.

“Pak muaj pasi refuzoi Empolin, Paolo Tramezzani, ka sërish një skuadër. Ka frimosur me Pro Patria. Nuk ndodh shpesh që një lojtar të vendosë me vullnet të lirë të zbresë nga seria A në C1. Vetëm në rast se bëhet fjalë për një zgjedhje jete. Një koncept i abuzuar, në futboll, zgjedhjet e jetës. Shërben shpesh për të justifikuar transferimet dhe tradhtitë milionëshe dhe situata të leverdisshme, por historia e Tramezzani është ndryshe. Kthehet në C1, 14 vjet pas asaj që ka qenë hera e parë dhe e vetme e tij, në Prato, për një zgjedhje zemre. Pasi i kishte skaduar kontrata me Atalanta-n në qershor Tramezzani ishte thirrur në korrik nga Empoli, në serie A. Ai kishte firmosur, por më pas kishte pasur shumë probleme personale.

Le polpette ti seguono ovunque ❤️ #daddy #weloveyou

A photo posted by Desiree Tramezzani (@desireetramezzani) on Oct 7, 2016 at 1:34am PDT

Tramezzani ka një vajzë 7 vjeçe, ishte i bindur që do e merrte me vete në Toscana, por nuk i është dhënë leja nga ish-bashkëshortja. Të pranonte Empolin, donte të thoshte shumë për të. Mbrojtësi biond nuk ngurroi për asnjë çast: prishi kontratën në pritje për të gjetur një skuadër që i lejonte të mos largohej nga Milano. Ajo skuadër tani është gjendur, e ka emrin Pro Patria dhe Tramezzani kthehet të jetë futbollist profesionist. Është e vështirë të jetosh pa futboll në moshën 33 vjeç? «Jo, ndoshta sepse nuk ishte një vendim i menjëherëshm, por zgjedhja ime. Ka qenë një periudhë e mirë, prej një jete nuk rrija në shtëpi, edhe të dielën. Më shërbeu shumë». Tre muaj jetë e qetë, pa stërvitje, tërheqje, udhëtime. Vetëm dashuria e partneres së tij dhe të bijës”, shkruanin mediat italiane.

Family ❤️ #oldpic #family #dad #daddy #Mum #babyme #oldbutgold #iloveyou

A photo posted by Desiree Tramezzani (@desireetramezzani) on Mar 14, 2016 at 10:56am PDT

Sot, Tramezzani është baba edhe i një vajze tjetër, katër vjeçe dhe marrëdhënia e  motrave është e shkëlqyer, ato e ndjekin shpesh të dyja të atin, që Desiree, nuk ngurron ta quajë “heroi im” apo “mbreti im”. Dhe Tramezzani ka një arsye më shumë për t’u thirrur hero./class/a.k

☀️💦🐚🐙❤️

A photo posted by Desiree Tramezzani (@desireetramezzani) on Aug 14, 2016 at 4:36am PDT

Next Post
Berat/ Abuzuan me pronat, kallëzohen penalisht 13 specialistë dhe 2 ish-regjistrues të  ZVRPP

Shpërdoruan detyrën/ KLSH kallëzon 7 zyrtarë të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë në Qarkun Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, shenjat e favorizuara në financa dhe surprizat në dashuri

June 26, 2026

“Partia e re” ka votues, por jo udhëheqës…

June 26, 2026
Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

Parisi kufizon konsumin dhe shitjet e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje

June 26, 2026
Korruptimi i termave, sjell padrejtësi në sistem, Manjani analizon draft-kodin e ri penal: Duhet të kthehemi te termat origjinal të drejtësisë

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

June 26, 2026
Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

Turistët nga Kosova dhe Italia vijojnë të mbajnë “fronin”, SHBA dhe Polonia me rritjen më të shpejtë

June 26, 2026
“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

June 26, 2026
Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

Pse po fiton terren krahu i djathtë në Amerikën Latine?

June 26, 2026
Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm

June 26, 2026
Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

Rama reagon sërish për protestat, publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

June 26, 2026
Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

Rada: Gazetarë dhe aktivistë të njohur paguhen me ‘Crypto’ nga Irani. Protesta ‘dogji’ Berishën të parin!

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In