Moti i ftohtë me temperatura të pazakonta ka prekur edhe Tiranën. Strukturat e bashkisë së kryeqytetit janë vënë në gdishmëri për përballimin e situatës së krijuar nga bora dhe ngricat.
Punonjësit e bashkisë janë shpërndarë në terren, kryesisht në akset rurale ku po punohet për hedhjen e kripës në rrugë.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i bashkisë Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që në këto ditë të ftohta të evitojnë në maksimum lëvizjet, ndërsa ka publikuar edhe disa foto të automjeteve të Bashkisë duke hedhur kripë.
“Në rrugët rurale prej mëngjesit po hidhet kripë e skorje teksa pritet që temperaturat të shkojnë nën zero, por e mira është që të evitojmë në maksimum lëvizjet! PS. Jo, nuk kemi borëpastruese profesionale se në Tiranë bie borë 1 herë në dekade. Ndaj, po bëjmë sa mundemi me mjetet që kemi dhe punonjësit e përkushtuar”, shkruan Veliaj./a.m.