• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai i Serxhos i përgjigjet nënës së Atjon Zhitit: Dhimbja të bën të nxjerrësh nga goja të pavërteta… po manipuloni gjyqin

by Java News
06/01/2017 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eda Zhiti, nëna e Atjon Zhitit me anë të një letre publikuar në media bëri përgjegjës shokun e tij për aksidentin ku humbi jetën i biri dy vjet më parë, vjen edhe reagimi i babait të Serxhos.

Ndonëse 21-vjeçari lëviz me karrige me rrota, si pasojë e aksidentit ku vdiq Atjoni, babai i Serxhos, Leonardi e justifikon deri diku familjen Zhiti, për dhimbjen e madhe që kanë pasur, por shton se atyre iu është errësuar gjykimi. “Dhimbja po i bën që të nxjerrin gjëra që nuk janë të sakta. Fyerje për Serxhon vetë për të ëmën, për mua”,- thotë ai.

Në një intervistë për të përditshmen “Panorama” Ferdinandi tregon të gjitha peripecitë që ka kaluar me të birin dhe shprehet i fyer për çdo gjë që ka thënë në media nëna e shokut të djalit të tij.

“Fakti që Serxho nuk i ka takuar prindërit e Atjonit, sipas Ferdinand Martinianit ka të bëjë vetëm me pamundësinë e tij për të lëvizur. ‘Nuk është e vërtetë. Im bir ka folur në telefon me të atin e Atjonit. Në ato fillime kur ne sapo kishim ardhur nga Gjermania, ai është shprehur se donte ta takonte dhe Serxho i ka thënë të vinte kur të donte. Kjo pasi djali im është me karrocë dhe e ka të pamundur. I ka bërë edhe ato pyetjet që ai donte të bënte, pak a shumë se si ka ndodhur aksidenti dhe i ka marrë përgjigjet që donte të merrte. Madje, një nga arsyet pse im bir ishte në emision në dhjetor, ishte pikërisht që në mënyrë indirekte t’ua jepte ato përgjigje që ata donin”,- thotë ai.

Ndërsa sa i përket videos që prindërit e Atjonit kërkojnë prej Serxhos, Ferdinandi thotë se janë kujtime që i biri i ndan me miqtë e tij. ‘Nuk e di ku e shohin veten prindërit e Atjonit tek miqtë apo armiqtë e tij”, shprehet ai.

Gjatë intervistës babai i Serxhos hedh edhe akuza për manipulimin e provave të ngjarjes. Ai shkon më tej dhe thotë se eksperti i paraqitur në gjyq është i palicensuar. Por a udhëtonte djali i tij me shpejtësi tej normave të lejuara ditën e aksidentit tragjik?

‘Kanë qenë të pajisur me skafandra, të dy. Djali im ka qenë i pajisur me patentë. Motori ka pasur të gjithë dokumentacionin e rregullt Shumë e rëndësishme është edhe fakti se nuk kishin konsumuar alkool Për çfarë e akuzojnë djalin tim? E vetmja arsye që gjetën për ta bërë fajtor ishte se u tha një fjalë që ka qenë shpejt dhe dolën në përfundim se ishte fajtor Serxho. Por kjo duhet provuar. Duhet ta vërtetojnë me prova nëse ka qenë kështu, apo jo”.

Next Post
STUDIMI/ Konsumi i patates efekte mjaft pozitive në parandalimin e kancerit

STUDIMI/ Konsumi i patates efekte mjaft pozitive në parandalimin e kancerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bota të do, pusho në paqe”- Trump shpall 7 ditë zie për ikonën e muzikës Dolly Parton: Nuk ka pasur dhe s’do të ketë kurrë më si ajo!

“Bota të do, pusho në paqe”- Trump shpall 7 ditë zie për ikonën e muzikës Dolly Parton: Nuk ka pasur dhe s’do të ketë kurrë më si ajo!

August 25, 2026
U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

August 25, 2026
Mbahet protesta e 87-të para Kryeministrisë, përsëriten kërkesat kundër Qeverisë!

Mbahet protesta e 87-të para Kryeministrisë, përsëriten kërkesat kundër Qeverisë!

August 25, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump nuk heq dorë nga politika e ashpër kundër emigracionit, gati t’i anulojë vizat deri në 200 mijë azilkërkuesve!

August 25, 2026
Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas

Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes me Napolin, skualifikohet për dy javë drejtori sportiv i Genoas

August 25, 2026
Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

Betejë me zjarret në Dajt, Dibër dhe Librazhd, nuk ka rrezik për banesat! Ministria e Mbrojtjes: Sot 24 vatra, 6 ende aktive

August 25, 2026
Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 25, 2026
Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

Ngjarje dramatike në Mallakastër, 50-vjeçari bie në humnerën pranë fshatit! Dërgohet i plagosur rëndë në spital

August 25, 2026
Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

Shuhet në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ylli i muzikës “Country” dhe i hitit “Jolene”! Pjesë e ekranit dhe kinemasë që nga fëmijëria

August 25, 2026
Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

Momenti kur një nga kriminelët më të rrezikshëm qëllohet për vdekje me plumb pas koke!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com