Çdo njeri fillon të djersitet vetëm kur mendon se dikush do ta varrosë për së gjalli.
Megjithatë, me përparimin e teknologjisë dhe mjekësisë, gjasat janë shumë të vogla që një gjë e tillë të ndodhë, transmeton Telegrafi.
Por tregimi i Octavia Smith Hatcher, do t’ju frikësojë shumë dhe do t’jua ngrijë gjakun në vena.
Një epidemi e panjohur vdekjeprurëse kishte shpërthyer në fund të vitit 1800 në Pikvajl të Kentucky. Asokohe për pak sa nuk e kishte shfarosur gjithë komunitetin.
Në mesin e viktimave ishte edhe Hakok Hatcher, i biri i Octavia, i cili u sëmurë dhe vdiq në janar të viti 1881.
Ajo assesi nuk mund të pajtohej me humbjen e të birit, dhe kështu ra në depresion dhe pas një kohe të shkurtë edhe në komë. Ndërsa në maj të po të njëjtit vit, bashkëshorti i saj thirri mjekun i cili konstatoi vdekjen e saj por që nuk mund ta shpjegonte arsyen.
Pas këtij konstatimi të hidhur ajo u varros, kurse një javë më vonë kjo epidemi u përhap me të madhe. Megjithatë, një burrë pas një kohe është zgjuar nga koma që kishte rënë muaj më parë.
Dhe kështu duke e kuptuar gabimin që e kishte bërë, bashkëshorti i Octavias e ka hapur varrin e saj, por ajo çfarë pa brenda e la të shokuar atë.
Në fund është konstatuar se ai e kishte varrosur gruan për së gjalli, gjegjësisht ajo ishte në komë kur u zgjua dhe tentoi në të gjitha mënyrat të dalë nga arkivoli.
Ai këtë e kuptoi përmes arkivolit që ishte gërvishtur me thonj, që tregon se ajo është munduar të dalë.