Dashi
Një çështje urgjente në çift do të marrë të gjithë vëmendjen tuaj. Duhet të lini çdo gjë tjetër për të mos u shpërqendruar më projekte sekondare. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri, pasi do kenë mbështetjen e pakushtëzuar të Venusit. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi të vogla, por jo serioze.
Demi
Personat që ju duan ndihen shumë të lodhur nga posesiviteti juaj në çdo moment. Ndryshoni sjellje ndaj partnerit/es që të përshtateni me ambientit që ju rrethon. Beqarët do kenë tërheqje të madhe për një person që do takojnë dhe do fillojnë të besojnë te dashuria me shikim të parë. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Çështjet delikate dhe me shumë impenjime nuk janë për ju të dashuruarit sot. Doni të jeni sa më të qetë dhe të shkëmbeni batuta vetëm me partnerin/en tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe do kenë njohje të reja, por nuk duhet të marrin vendime të nxituara. Në planin financiar duhet ende të tregoheni shumë të matur.
Gaforrja
Për të nisur diçka nga themelet nuk mund t`ja dilni mbanë vetëm. Nëse gjeni mbështetjen e partnerit/es, rezultatet do të jenë të mira. Beqarët do preferojnë të joshin dhe të flirtojnë, por jo të hedhin hapa më tej. Financat nuk do jenë aspak në gjendjen më të mirë kështu që në disa momente mund të gjendeni edhe në vështirësi.
Luani
Gati keni arritur qëllimet tuaja ju që jeni në një marrëdhënie në çift, por ju mungon vetëm një sforcim i vogël. Do të zgjidhni gjithçka gjatë pasdites. Beqarët do jenë me fat dhe do realizojnë disa takime interesante, ku disa prej tyre mund ta gjejnë veten në një lidhje dashurie. Financat nuk do jenë edhe shumë të mira.
Virgjëresha
Jeni përshtatur me vendin e ri të punës dhe tani po arrini ti zgjidhni në kohë rekord detyrat tuaja. Është interesant fakti që po fitoni terren në kaq pak kohë. Beqarët nuk do jenë të gjithë me fat dhe disa mund të vazhdojnë të mbeten të vetmuar. Edhe financat do përballen me disa probleme serioze që kërkojnë maturi.
Peshorja
Nëse nxirrni një listë me projektet tuaja sot do të arrini të programoni çdo gjë në mënyrë të saktë. Nëse ja lini rastësisë do të dështoni. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e mirë. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj, mund të kryeni edhe shpenzime.
Akrepi
Sot do të arrini të merrni frytet e punës dhe mundit tuaj. Si në karrierë, si në familje çdo gjë po ju kthehet me shumë dashuri. Beqarët nuk do preferojnë të bëjnë ndryshime të statusit dhe do i refuzojnë ftesat që do iu bëhen për takime. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj të përkryer.
Shigjetari
Nëse keni kërkuar shumë për të gjetur atë që dëshironi si objekt material ashtu edhe një ndjenjë që doni t`ju rikthehet. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen për të krijuar lidhje, nuk do e shmangnin dot një dashuri me shikim të parë. Ditë me fat edhe për financat, gjendja do vijë duke u stabilizuar ndjeshëm.
Bricjapi
Sot jeni shumë optimist për të ardhmen tuaj ju të dashuruarit. Mbase sepse keni marrë sinjale të qarta që gjërat do të shkojnë ashtu siç e keni menduar. Beqarët nuk e ndjejnë ende veten gati për të krijuar një lidhje dashurie, prandaj do preferojnë të qëndrojnë vetëm. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.
Ujori
Do të luftoni me paragjykimet dhe sjelljet e të tjerëve karshi një situate sot. Do të arrini të bindni ata që keni pranë që gabonin. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takimet që do realizojnë dhe do arrijnë të bëjnë për vete këdo që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, gjendja do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.
Peshqit
Mundohuni të jeni më prezent në familjen tuaj duke organizuar aktivitete të përbashkëta ose diskutuar për tema që ju përkasin të gjithëve. Beqarët do realizojnë takime pa fund, por nuk do jenë të sigurtë për hapat që duhet të hedhin. Financat do mbetet të mira nëse shpenzoni me maturi.