Teoritë konspirative pretendojnë se planeti misterioz Niburu do ta godas tokën.
Bota mund të përfundojë në tetor të këtij viti, kur një planet gjigant misterioz do të përplaset me tokën tonë, thotë një teori konspirative.
David Meade, autor i librit “Planet X-The Arrival 2017”, beson se një yll të cilin ai e quan “binjake e diellit tonë”, po vjen në drejtim të polit jugor.
Ai thotë se ylli do të sjellë me vete shtatë trupa që rrotullohen rreth tij, duke përfshirë edhe Nibirun, që njihet si planeti blu e i cili do vijë në drejtim të planetit tonë./a.m.