• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Chapecoense fillon rinovimin, merr 20 futbollistë plus të mbijetuarit

by Java News
04/01/2017 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chapecoense, klubi brazilian që humbi shumicën e ekipit si pasojë e aksidentit me aeroplan, do të transferojë rreth 20 futbollistë për sezonin e ri dhe do të ruajnë numrat e fanellave për dy të mbijetuarit me shpresën se ata do të luajnë sërish.

Më 28 nëntor, thuajse i gjithë ekipi i parë kishte ndërruar jetë pasi aeroplani i klubit ishte aksidentuar në Kolumbi, ku pritej të zhvillohej finalja e Copa Sudamericana ndaj Atletico Nacionalit.

Qendërmbrojtësi Neto dhe mbrojtësi anësor Alan Ruschel mbijetuan, sikurse edhe portieri Jackson Follman, që pati dëmtime të shumta në këmbë.

Drejtori i klubit Rui Costa ka deklaruar se të tre futbollistët e mbijetuar kanë rol të rëndësishëm në këtë klub.

“Askush nuk do të bartë fanellat me numrat që mbanin Jackson Follman, Neto apo Alan Ruschel”, ka deklaruar Costa. “Më shumë se vetëm kontribut ndaj tyre, presim që Alan dhe Neto të kthehen dhe t’i bartin sërish. Follman fatkeqësisht nuk do të jetë në gjendje, por ai do të ketë hapësirën e tij këtu. Të vetmit që mund t’i bartin ata numra janë ata”.

Costa ka shtuar se klubi do të transferojë 18-20 lojtarë para nisjes së sezonit të ri më 26 janar. Ai po ashtu ka pranuar se shumë klube ju kanë ofruar lojtarë në formë huazimi dhe atë pa kurrfarë dëmshpërblimi, transmeton koha.net.

“I kemi shikuar 90 lojtarë, e shkurtuam listën në 50 dhe tani në fund kishim një listë prej 38 lojtarëve, që e përgjysmuam në atë që kemi sot”, ka shtuar Costa. “Kemi një grup gati për pjesën prisezonale. Do të kemi rreth 25-27 lojtarë”.

Klubi, të cilit iu dhurua Copa Sudamericana, ka refuzuar propozimin që të mbetet pjesë e Series A, edhe nëse me pikë nuk arrin të mbijetojë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Librazhd/ I dehuri shkakton aksident me dy të plagosur, arrestohet nga policia

Librazhd/ I dehuri shkakton aksident me dy të plagosur, arrestohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çdo gjë e ka një çmim!”/ Sulmi mbi ambasadën shqiptare në Kiev, Majko: Ishte mesazh! Qëllimi…

“Spajic të japë shpjegime”- Majko për deklaratat e kryeministrit malazez: Jemi përballë një skandali rajonal! Shqipëria s’ka ‘dashuri’ gjeopolitike me Serbinë

August 28, 2026
“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

“Rinasi, me rritjen më të shpejtë”- Fluksi në aeroportin e Tiranës, Rama: 1,7 milionë pasagjerë vetëm këtë muaj, rekordi i një dite ishte mbi 60 mijë udhëtarë

August 28, 2026
Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

August 28, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

“Ndizen gjakrat” mes Atletikos dhe Barcelonës, Julian Alvarez mungon për të tretën ditë radhazi! Dorëzon raport mjekësor për depresion

August 28, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Lala Kros dhe lugët e florinjta të drejtësisë

August 28, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Referendumi në Islandë për hyrjen në BE, Ministria e Jashtme: Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!

August 28, 2026
Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

August 28, 2026
Berisha e la në listën e hapur për Tiranën, reagon Tabaku: Fitova primaret, në PD asgjë nuk më është falur

“Qytetarët duan zgjidhje konkrete”- Nisma për kontrollin e çmimeve në treg, Tabaku: Qeveria s’duhet të bëjë guidën, por të ulë taksat e të godasë monopolet

August 28, 2026
Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 28, 2026
Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com