Dashi
Dita e sotme do të ketë suksese të njëpasnjëshme në dashuri. Edhe pse të tjerët ju paragjykojnë pa të drejtë ju nuk do të mërziteni fare. Beqarët nëse kanë vendosur të ndryshojnë statusin duhet t’i japin më shumë rëndësi ftesave që do marrin për takime. Në planin financiar do përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme.
Demi
Do të keni një udhëtim pune që në nisje do të mbartë shumë stres. Por kur të përfundojë ju do të jeni fitimtarë dhe të kënaqur. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri dhe takimet do të jenë rutine pa të ardhme. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të vendosni për të shpenzuar.
Binjakët
Sot do të keni mjaft afrimitet me partnerin/en, gjë që ju kishte munguar kohët e fundit. Atmosfera romantike do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe do flirtojnë me shumë persona që do takojnë. Në planin financiar duhet t’i menaxhoni mirë të ardhurat për të shmangur problemet.
Gaforrja
Për mirëqenien dhe lumturinë brenda mureve të shtëpisë do të jeni gati të bëni gjithçka. Një person afër jush do t`ju japë një këshillë të vlefshme. Beqarët do kenë njohje të reja dhe do tërhiqen shumë pas një personi që do takojnë duke filluar të besojnë te dashuria me shikim të parë. Financat do ndihmohen nga Plutoni.
Luani
Jeni mjaft diplomatë sot, megjithëse keni ndjenja të thella karshi partnerit/es do të arrini të mbani nën kontroll sjelljen tuaj. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë ftesat për takime, por nuk duhet të marrin vendime të nxituara për të ardhmen e tyre. Financat nuk do të jenë të këqija, do arrini t’i mbani nën kontroll.
Virgjëresha
Në familje do të keni mjaft gjëra për të thënë për sa i përket një vendimi që është marrë pa praninë tuaj. Mundohuni të arrini në një zgjidhje. Beqarët atëherë kur nuk e presin do kenë dashuri me shikim të parë dhe zemra do ju rrahë fort për një person. Në planin financiar priten probleme të mëdha.
Peshorja
Komunikimi është arma juaj fituese në çdo moment. Do të arrini që të gjeni mënyra alternative për të zgjidhur ngërçet e krijuara në marrëdhënien në çift. Beqarët do kenë fat në dashuri, pasi ndihmohen nga Urani dhe do arrijnë të bëjnë për vete këdo që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, nuk keni pse shqetësoheni.
Akrepi
Përqendrohuni te faktet sot pa u marrë me fjalë të kota që mund t`ju shpërqendrojnë nga objektivi juaj final. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe të mbushur me takime mbresëlënëse dhe interesante. Në planin financiar duhet të shpenzoni duke i bërë mirë llogaritë për të shmangur problemet.
Shigjetari
Sot ju mungon entuziazmi i zakonshëm për të bërë gjërat. Do të shikoni që nuk mund të shkoni shumë larg pa këtë detaj. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takime që do realizojnë dhe disa mund të ndryshojnë edhe statusin. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm dhe mund të bëni edhe disa shpenzime.
Bricjapi
Me partnerin/en po kaloni kohë shumë të mira falë një hapi të ri që keni hedhur në marrëdhënien tuaj. Në shoqëri të tij/saj do të mësoni shumë gjëra. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri dhe pavarësisht takimeve që do realizojnë nuk do e ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar priten probleme.
Ujori
Sot keni nostalgji për të kaluarën dhe tradicionalen. Dimri ju sjell më pranë kujtimeve të fëmijërisë që këto ditë po ju shoqërojnë. Beqarët do kenë mundësi për lidhje kalimtare, por asgjë serioze. Në planin financiar priten përmirësime të ndjeshme, prandaj nuk keni arsye për t’u shqetësuar.
Peshqit
Jeta ka akoma shumë gjëra për t`ju ofruar dhe sot do t`ju mbushet mëndja për këtë gjë. Do të gjeni arsye të largoheni për pak ditë. Beqarët do ndjehen mjaft të plotësuar me shoqërinë e miqve dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Financat për fat t mirë do të jenë të qëndrueshme dhe nuk do shfaqen probleme.