Liverpooli është ndalur pas katër fitoreve rresht në Premier Ligë. Ekipi i Jurgen Kloppit barazoi 2 me 2 si mysafir i Sunderlandit. Daniel Sturridge kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 19-të, ndërsa Jermaine Defoie barazoi nga penaltia gjashtë minuta më vonë. Skenar i ngjashëm ishte edhe në pjesën e dytë.
Sadio Mane kaloi Liverpoolin sërish në epërsi në minutën e 72-të, ndërsa 12 minuta më vonë Defoe me një tjetër gol nga penaltia barazoi gjithçka në 2 me 2. Adnan Januzan te Sunderlandi u paraqit për 79 minuta. Në takimin tjetër të kësaj xhiro, Manchester City arriti të fitojë me rezultat të ngushtë 2 me 1 ndaj Burnleyt.
Edhe pse City luajti pa një futbollist që nga minuta e 32-të, kur Fernandinho u ndëshkua me të kuq, ekipi i Pep Guardiolas arriti të shënonte fitoren e 13-të sivjet.
Gael Clichy dhe Sergio Aguero shënuan për Cityn, ndërsa Mee për Burnleyn.
Liverpooli me këtë barazim mbetet i dyti në tabelë me 44 pikë, ndërsa i afrohet City që tani është i treti me 42. Chelsea mbetet lider me 49 pikë, por me një takim më pak të luajtur, përgatiti Express. (b.an)