Një vjedhje ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në fshatin Novoselë të Vlorës.
Burime të panorama nga Policia thonë se persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke në fshat.
Po të njëjtat burime thonë se janë vjedhur 20 mln lekë të vjetra nga bankomati. Autorët dyshohet se kanë përdorur prerës metalik për të hapur bankomatin.
Policia është vënë në ndjekje të tyre. Po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë.