Më 23 dhjetor të këtij viti, Marjan Levanti ka plagosur me thikë ish-vjehrrit e tij dhe ish-kunatin, pasi një konflikti të lindur për shkak të procedurave të divorcit. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, por ai e ka kundërshtuar këtë vendin, duke tentuar dy herë të kryejë vetëvrasje.
Nëna e tij Afërdita Levanti ka folur për herë të parë për këtë ngjarje, por edhe incidentet e tjera të ndodhur në familje. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, ajo rrëfen sesi kanë rrjedhur ngjarjet, e sidomos rasti i fundit kur ish-nusja e djalit, Elena Kocaqi kërkoi urdhër mbrojtje me pretendimin se “ish-vjehrra ka tentuar t’i marre me forcë të birin”.
Afërdita rrëfeu në emision edhe vrasjen e njërit prej djemve të saj, vëllait të Marjanit dhe pse ky i fundit u ndje fajtor.
“Im bir kishte konflikt me disa persona ku banonin atje. Qëllon një natë që Marjani ndjehet i rerezikuar dhe i kërkon ndihmë të vëllait. Gjindet i rrethuar nga njerëzit që i bënin presion Adrianit. Dy djemtë e mi vajtën në polici. Marjani merr përsipër se ka qenë në sherr për të ndihmuar vëllain. Njëri prej atyre të tjerëve u plagosën. Marjani shkoi për vëllain. Nuk është dënuar njeri për vrasjen e djalit tim. Vrasja ndodhi 1 muaj pas kësaj zënke.
Megjithatë Afërdita thotë se këto i përkasin të shkuarës dhe se tani është e shqetësuar vetëm njeriun e vetëm të familjes që i ka mbetur, Marjanin. Ajo bën fajtorë të përkeqësimit të marrëdhënies së djalit të saj me nusen, prindërit e Elenës, sipas të cilës nuk i kanë mbështetur aspak.
“Ajo që më shqetëson mua tani janë vuajtjet për mbi vuatje të djalit tim shembullor Marjanit. Familjarët e tij nuk e kanë pritur kthimin e djalit tim. Marjani dhe Eleni kishin 8 vite martesë. Marjani nuk kishte kushte që ta merrte nusen. Elena jetonte me prindërit në një shtëpi që e kishin ndërtuar. Familjarët e Elenës nuk e pritën mirë martesën me djalin tim. Nuk kanë qenë dashamirës që në fillim. Nuk i mbështetën në përfundimin e asaj shtëpie. Elena e Marjani kanë punuar vetë. Unë djalin e Elenës dhe Marjanit e kam rritur vetë. Elena kishte shumë besim tek unë. Nuk shoh aspak pozitive familjen e Elenës që të bëhej palë për të rregulluar situatën. Marjani më thoshte nuk kthehem më në atë shtëpi pasi njerëzit e Elenës më shqetësojnë. Nuk e mendoja kjo të ndodhte me Elenën pasi unë kam shumë respekt për të pasi është grua e arsimuar. Shkonim shumë mirë bashkë”.
Ngjarja
Prokuroria ka rindërtuar skemën e krimit të rëndë, sipas së cilës Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.
Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur.
Duke qenë se në katin e parë të vilës katër katëshe, banonin prindërit e gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin.
Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.
Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.
Marjan Levanti, në seancë hodhi akuza të rënda ndaj familjes së ish-gruas, për mënyrën sesi sillen dhe trajtojnë fëmijët e tij, çështje që po hetohet gjithashtu nga prokuroria.
Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.
Si ishin marrëdhëniet tuaja me Elenën?
Ajo është zonjë e nderuar për mua. Por nuk e di pse arriti deri këtu. Nëse nuk ia dilte dot le të merrte dikë ta ndihmonte për punën.
Si arriti deri te plagosja?
Nipi im i ka shprehur disa probleme të atit, që e kanë shqetësuar shumë. Ai ka tentuar të flasë me Elenën, siç bënte për çdo gjë. Por ajo i kishte bërë bllok. Deri një javë para plagosjes, unë kam patur marrëdhënie të mira me Elenën. Madje ne kemi folur në telefon.
ma.me