• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Plagosi me thikë familjarët e ish-gruas, flet për herë të parë nëna e Marjan Levantit

by Java News
30/12/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 23 dhjetor të këtij viti, Marjan Levanti ka plagosur me thikë ish-vjehrrit e tij dhe ish-kunatin, pasi një konflikti të lindur për shkak të procedurave të divorcit. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, por ai e ka kundërshtuar këtë vendin, duke tentuar dy herë të kryejë vetëvrasje.

Nëna e tij Afërdita Levanti ka folur për herë të parë për këtë ngjarje, por edhe incidentet e tjera të ndodhur në familje. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, ajo rrëfen sesi kanë rrjedhur ngjarjet, e sidomos rasti i fundit kur ish-nusja e djalit, Elena Kocaqi kërkoi urdhër mbrojtje me pretendimin se “ish-vjehrra ka tentuar t’i marre me forcë të birin”.

Afërdita rrëfeu në emision edhe vrasjen e njërit prej djemve të saj, vëllait të Marjanit dhe pse ky i fundit u ndje fajtor.
“Im bir kishte konflikt me disa persona ku banonin atje. Qëllon një natë që Marjani ndjehet i rerezikuar dhe i kërkon ndihmë të vëllait. Gjindet i rrethuar nga njerëzit që i bënin presion Adrianit. Dy djemtë e mi vajtën në polici. Marjani merr përsipër se ka qenë në sherr për të ndihmuar vëllain. Njëri prej atyre të tjerëve u plagosën. Marjani shkoi për vëllain. Nuk është dënuar njeri për vrasjen e djalit tim. Vrasja ndodhi 1 muaj pas kësaj zënke.

Megjithatë Afërdita thotë se këto i përkasin të shkuarës dhe se tani është e shqetësuar vetëm njeriun e vetëm të familjes që i ka mbetur, Marjanin. Ajo bën fajtorë të përkeqësimit të marrëdhënies së djalit të saj me nusen, prindërit e Elenës, sipas të cilës nuk i kanë mbështetur aspak.

“Ajo që më shqetëson mua tani janë vuajtjet për mbi vuatje të djalit tim shembullor Marjanit. Familjarët e tij nuk e kanë pritur kthimin e djalit tim. Marjani dhe Eleni kishin 8 vite martesë. Marjani nuk kishte kushte që ta merrte nusen. Elena jetonte me prindërit në një shtëpi që e kishin ndërtuar. Familjarët e Elenës nuk e pritën mirë martesën me djalin tim. Nuk kanë qenë dashamirës që në fillim. Nuk i mbështetën në përfundimin e asaj shtëpie. Elena e Marjani kanë punuar vetë. Unë djalin e Elenës dhe Marjanit e kam rritur vetë. Elena kishte shumë besim tek unë. Nuk shoh aspak pozitive familjen  e Elenës që të bëhej palë për të rregulluar situatën. Marjani më thoshte nuk kthehem më në atë shtëpi pasi njerëzit e Elenës më shqetësojnë. Nuk e mendoja kjo të ndodhte me Elenën pasi unë kam shumë respekt për të pasi është grua e arsimuar. Shkonim shumë mirë bashkë”.

Ngjarja
Prokuroria ka rindërtuar skemën e krimit të rëndë, sipas së cilës Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.

Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur.

Duke qenë se në katin e parë të vilës katër katëshe, banonin prindërit e gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin.

Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.

Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej.

Marjan Levanti, në seancë hodhi akuza të rënda ndaj familjes së ish-gruas, për mënyrën sesi sillen dhe trajtojnë fëmijët e tij, çështje që po hetohet gjithashtu nga prokuroria.

Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.

Si ishin marrëdhëniet tuaja me Elenën?
Ajo është zonjë e nderuar për mua. Por nuk e di pse arriti deri këtu. Nëse nuk ia dilte dot le të merrte dikë ta ndihmonte për punën.

Si arriti deri te plagosja?
Nipi im i ka shprehur disa probleme të atit, që e kanë shqetësuar shumë. Ai ka tentuar të flasë me Elenën, siç bënte për çdo gjë. Por ajo i kishte bërë bllok. Deri një javë para plagosjes, unë kam patur marrëdhënie të mira me Elenën. Madje ne kemi folur në telefon.

ma.me

Next Post
LSI “lan duart” me Selamin: Inkurajojmë institucionet të zbatojnë dekriminalizimin

Koalicioni qeverisës, Luan Rama: LSI, forcë serioze që u qëndron marrëveshjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com