Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me krerët e partive kryesore politike shqiptare në Maqedoni. Në këtë takim ishin të pranishëm kreu i BDI Ali Ahmeti, ai i Lëvizjes Besa që përfaqësonte dhe PDSH, Ziadin Sela dhe Bilal Kasami. I pranishëm ka qenë edhe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati. Në fokus të këtij takimi ka qenë situata në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare. Rama ka kërkuar unfikim të faktorit shqiptarë. Në Maqedoni vijojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re.
Me. Ar