Ambasada ruse në Damask është sulmuar dy herë me bombë, ka bërë me dije Ministria e Jashtme ruse. Pas njoftimit për sulmin në një deklaratë për shtyp, ministria tha se bombardimi ishte një “provokim” që synonte shmangien e marrëveshjes së paqes në vend.
Zëdhënësi i Ministrisë tha se një predhë goditi oborrin e brendshëm të kompleksit të ambasadës. Forcat e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje për të punuar në zonën e goditur.
Sipas deklaratës për shtyp, ambasada ruse në Siri “u godit nga terroristët” në fillim në orën 1 të drekës me orën lokale, dhe goditja e dytë ndodhi 20 minuta më vonë.
Ministria tha se Rusia e konsideron këtë një provokim të ri nga ekstremistët që kundërshtojnë zgjidhjen paqësore në Siri si dhe konfirmojnë qëllimin e tyre për të vazhduar mbjelljen e terrorit dhe dhunës.
BW/d.i.