1571 – U lind astronomi, matematikani dhe fizikani gjerman Johannes Kepler, i cili me tre ligjet themelore mbi lëvizjen planetare ka provuar hipotezën e sistemit heliocentrik të Kopernikut.
1822 – Ka lindur kimisti francez dhe biologu Louis Pasteur, shpikësi i vaksinës kundër tërbimit, antraksit dhe erizipela. Ai zbuloi një metodë të ruajtjes së ushqimit duke parandaluar përhapjen e baktereve, që u quajt më vonë “pasterizimi”. Ai themeloi Mikrobiologjinë dhe stereokiminë ndërsa më 1888 organizoi Institutin e famshme, quajtur më vonë me emrin e tij.
1831 – Natyralisti anglez Charles Darwin filloi lundrimin me anijen “Beagle” në Plymouth për një ekspeditë pesëvjeçar shkencore. Në hulumtimet që ka bërë në këtë udhëtim shpiku teorinë e famshme të evolucionit të qenieve të gjalla të botuar në vitin 1859, që është në qendër të punës “Origjina e llojeve”. (b.an)