“Për burg isha unë jo djali i sëmurë, thonë është i shëndoshë, mirë shumë mirë, por të nxjerrë autorët që janë të lirë. Më kanë vrarë djalin për gjakmarrje” shprehet ajo.
Nga ana tjetër avokati i Shpëtim Zizës, Thoma Miço deklaron për Report TV se klienti i tij duhet të lirohet për mjekim më të specializuar ose të shtrohet në spital.
“Ai mund ta vuajë dënimin i lirë ose në një institucion të specializuar. Ka bërë tentativa për vetëvrasje dhe në bazë të sëmundjes mendore të skrizofenisë, në kushtet që i rrezikohet jeta ai duhet të dalë nga burgu”.
Shpëtim Ziza prej 10 vitesh vuan dënimin, burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së një të mituri në Peshkopi. Ndërkaq ndaj familjes së tij janë kryer disa herë atentate në shenjë hakmarrje, ndërsa pak muaj më parë atij iu vra vëllai.