• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politika dhe gjyqësori, “binjakët” e Vetting-ut  

by Lorenc Vangjeli
27/12/2016 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në këtë muaj që po mbyllet mbushet pothuaj fiks një vit nga miratimi i ligjit për dekriminalizimin. Dhe gati pothuaj fiks dy vjet nga nisja e debatit ndoshta më të panatyrshëm në politikën shqiptare: nevojën për ndarjen e saj nga krimi që pretendohet se ka depërtuar deri në vendimmarrjen politike të vendit.

Çfarë ndodhi dhe pritet të ndodhë në epilog të këtij procesi, ishte thjesht e paimagjinueshme në nisje të tij. Nuk e priste opozita që aksionin e saj të denoncimit e mbajti në tone epike dhe dramatike. Duke “shpikur” numrin e 19 deputetëve të majtë që duhet të shkonin me turp në shtëpi për shkak të së kaluarës dhe duke çuar paradhënie në shtëpi dhjetra zyrtarë të ulët e të mesëm të administratës, që kanë pasur llogari kriminale në të shkuarën e tyre. Me gjasë, edhe duke e bërë më të përgjegjshme pozitën në emërimet e saj të para në administratë dhe duke shtrënguar më shumë filtrat e kontrollit në emërime. Pikërisht ato filtra që në euforinë e fillimit pas ardhjes në pushtet ishin të shkrehura e të shuara.

Dhjetorin e këtij viti dhe nuk e priste as pozita e cila lëshoi në mënyrë të përshkallëzuar terren: në fillim indiferente, pastaj mbrojtëse dhe shfajësuese dhe më pas edhe bashkëfajësuese e bashkëkrijuese e të njëjtës situatë me opozitën. Si shumë rrallë herë të tjera, megjithatë, edhe pozita, edhe opozita u bënë bashkë duke lejuar të kalojë një ligj konsensual kundër fenomenit. Me firmosjen e këtij akti ligjor, politika pranoi ekzistencën e tij dhe zgjodhi ndoshta me vetëdije një rrugë shumë të gjatë e të ndërlikuar, fundi i të cilës, do ta dëmtonte moralisht vetë politikën dhe besimin e publikut tek ajo, që edhe pa këtë akt, ishte dhe është në nivele shumë të ulët.

Në fakt, më shumë se gjithçka tjetër, ligji për dekriminalizimin ishte “vetting”-u i parë që i bëhej politikës, kur vetë politika, me mjete politike tentoi vetëpastrimin e saj. Ai është hapi i parë edhe për “vetting”-un që pritet të prekë një pushtet tjetër shumë konkret në Shqipëri, si pushtetin gjyqësor. Fati i tyre ngjan kështu i pazgjidhshëm dhe ata janë si dy binjakë të lindur në kohë të ndryshme.

Në këtë dhjetor të fundit, beteja për “dekriminalizim” është bërë konkrete. Tre emrat e parë të identifikuar nga prokuroria se sipas ligjit u duhej ndërprerë mandati – Selami, Tahiri dhe Roshi – nisën një spirale të paqartë të së nesërmes së tyre jo vetëm vetjake. KQZ-ja e mbledhur të martën e pati të pamundur të marrë një vendim të shpejtë dhe e vetmja masë që mundi të firmosë, ishte shtyrja e vendimit të saj. Jo sepse mbledhja e parë u mbajt të martën dhe se e marta është ditë “terse’, por se i gjithë procesi ka nisur me këmbë jo të mbarë. Eshtë e lehtë të parashikohet se cilido qoftë vendimi i saj në datën 29 dhjetor kur është lënë mbledhja e rradhës, konsensusi i dhjetorit të vitit të shkuar për të “ndëshkuar krimin në politikë”, është i rrëzuar. Qoftë dhe për shkak të “stilit konsensual” të prokurorisë që tre emrat e parë që dërgoi në KQZ i qëmtoi me parimin “e gjithëpërfshirjes sa më të madhe të mundshme politike”. Domethënë, duke prekur të gjithë spektrin politik të vendit nga e majta në të djathtë.

Kjo histori me gjasë do të trokasë edhe në dyert e Gjykatës Kushtetuese, siç u paralajmërua. Çka do të sjellë edhe më tej shtyrje të mjaftueshme për ta bërë dhjetorin e sivjetshëm, qershor të vitit të ardhshëm. Dhe në qershor janë zgjedhjet e përgjithshme, të vetmet që mund të japin zgjidhje për lëmshin e ngatërruar njerëzor të krimit dhe të politikës. Ku nuk merret vesh se kush është gjilpëra, kush është spangoja dhe cila është nyja që e mban qepur këtë pelerinë turpi të të gjithëve. Në të gjitha rrethanat, edhe ligji më i mirë i mundshëm, është i pamjaftueshëm për të gjetur zgjidhje përfundimtare të një fenomeni, cilido qoftë ai, nëse zbatimi i tij nuk mbështetet para së gjithash, në ligjin moral. Që vetë morali i shoqërisë të mos pranojë të duartrokasë analfabetin e pasur përpara profesorit të varfër të  universitetit.

Tani është rradha e njërëzve me mandat politik, nesër është rradha e njerëzve të sistemit të drejtësisë. Duke parë çfarë do të ndodhë me të parët, është e lehrtë të shihet edhe se çfarë fati do të kenë të dytët. Shpresa njerëzore është shpesh si dëbora: në dhjetor ngjan se do të jetë e përjetshme. Dhe historitë me përjetësi janë edhe lojë e preferuar, edhe kurth në të njëjtën kohë.

Next Post
Ahmetaj: “Bankers” nuk e cënon buxhetin. Do të ulim borxhin

Ahmetaj: Amnisti për detyrimet e vjetra, të rejat do të mblidhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In