Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e formon Bashkësinë e Komunave Serbe (Zajednica Srpskih Opstina), atëherë serbët këtë do ta bëjnë vetë deri më 15 shkurt 2017.
Këto deklarata Gjuriq i ka bërë pas një takimi që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar në Beograd me përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, shkruan gazeta Zeri. (b.an)