Një 24-vjeçar është plagosur me armë këtë të martë në qendër të qytetit të Mamurrasit. Burime për Report Tv mësojnë se i plagosuri ka mbetur Mateo Kalaja. I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj plagosje si edhe autori i tij. Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
ma.me