• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

(VIDEO) Krimet e tmerrshme serbe në Kosovë, paramilitarët varrosin të gjallë shqiptarët

by Java News
27/12/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër dëshmi e krimeve të ushtrisë serbe në Kosovë në vitet e luftës ‘98-‘99. Së fundmi një video ku duken paramilitarët serbë duke shtyrë e tërhequr zvarrë kosovarët që i hedhin në një gropë të madhe. Megjithëse është natë lëvizjet e tyre duken qartë. Videoja është publikuar nga portali “Shqipëria ime” dhe mediat kosovare.

Video e rrallë Ja si i varrosnin të gjallë… by lajmefaqja
Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për t’u përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende “quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për t’u futur në Bashkimin Europian”.

Ish-Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinovic, Nikola Šainovic, Dragoljub Ojdanic dhe Vlajko Stojiljkovic u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe “persekutim për shkaqe politike, raciale dhe fetare”.

Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica “luftoi me dhëmbë e me thonj” kundër përpjekjeve për të vënë Millosheviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës.

Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavkovic, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazarevic, ish-oficerin e policisë Vlastimir Corcevic, dhe Sreten Luki.

Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës.
Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia “përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën…

Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive”.
BW/d.i.

Next Post
Pse nuk na duhet një “Fortesë” Evropë

Pse nuk na duhet një “Fortesë” Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com