Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak, ku personi i identifikuar si Hasan Deda ka qëlluar veten me armën e shërbimit në banesën e tij. Mesohet se ai ka qene vetëm në momentin e ngjarjes. Deda jetonte i vetem ne shtepi, pasi familjaret e tjere i ka ne Itali. Nuk dihen ende arsyet e veteplagosjes. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
Informacioni paraprak i Policise:
Më datë 27.12.2016, rreth orës 09:20, në fshatin Kamberas, në banesë është vetëplagosur me armën e shërbimit tip pistoletë shtetasi Hasan Deda, punonjës policie. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbulimin e motiveve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
ma.me