• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biseda me qytetarët, Rama: Varfëria luftohet me reforma, jo me lëmoshë

by Java News
27/12/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një bashkëbisedim me ndjekësit në Facebook se qeveria nuk është magjistar dhe se varfëria nuk luftohet me lëmoshë, por me reforma. Në lidhje me drejtësinë, Rama tha se, “kemi hyrë në një rrugë të re, aspak të lehtë dhe me rezultate të sigurta në funksionimin e drejtësisë”.

BASHKËBISEDIMI I PLOTË
Qytetari: Zoti kryeministër, ju sapo e mbyllni mandatin tuaj, 4-vjeçarin e ardhshëm çfarë do t’i jepni këtij populli të vuajtur? Se 4-vjeçarin e parë e rropët këtë popull. Kemi dëgjuar vetëm burg, papunësi, fukarallëk, drogë, kriminelë. Z.kryeministër besoj tek aftësia juaj dhe jepini këtij populli një 4-vjeçar të bardhë se kanë 29 vite vetëm ditë të zeza.

Edi Rama: I ke dëgjuar shumë SHQUP-in dhe mediat e kazanit të tij mesa duket. Mundohu t’i dëgjosh më pak dhe ke për të parë që Shqipëria do të të duket më e mirë, qoftë edhe me kaq.

Qytetari: Kjo tregon se gazetarët e paskan braktisur këtë gjë. Pyetja e ime është sa lekë i duhen një familjeje me 4 ose 5 anëtarë në muaj që të bëjë një jetë minimale, ku përveç ushqimeve, t’i përballojë edhe detyrimet për pagesat e dritave dhe të ujit e tjerë. Në cilin shtet të botës qeveria të jep një aparat ‘Dixhitalb’ falas kur ata nuk kanë bukë me ngrënë kur në një kohë ajo është luks. Në një kohë që qeveria jote ka shkuar nëpër shtëpitë e tyre dhe ka parë një televizor me ngjyra dhe një frigorifer, ia kanë ndërprerë ndihmën ekonomike. Në qoftë se duam të ecim përpara si Evropa, duhet nisur nga poshtë tek shtresat e varfra dhe të garantohet jetesa minimale në Shqipëri.

Edi Rama: Qeveria nuk është magjistar, po një ekip njerëzish që kur janë të vendosur e të përkushtuar ndaj një programi, mund të bëjnë përmirësime të ndjeshme, siç është edhe rritja dy deri në tri herë e ndihmës ekonomike! Të duket pak? Patjetër që nuk është shumë, por është shumë më tepër se sa dy deri tri herë më pak apo jo?! Sa për aparaturat dixhitale, ato janë detyrim ligjor, jo luks dhe përderisa në bazë të direktivës së BE rrjetet televizive do të kalojnë të gjitha në platforma dixhitale, njerëzve në nevojë u sigurohen nga shteti këto aparatura që të mos i heqin nga lekët e bukës. Edhe diçka Artan, varfëria nuk luftohet me lëmosha po me reforma dhe reformat duan kohë e durim të madh.

Qytetari: Gëzuar festat! Kisha një pyetje duke parë që jemi një ndër popujt me emigrim më të madh në botë, kur mund të ketë një rikthim të shqiptarëve për të rindërtuar, vendin e tyre duke parë programin dhe reformat që ju po ndërmerrni, nga sistemi kriminal i drejtësisë që keni trashëguar te shteti korrupsion, bollëku i drogës e shumë e shumë të tjera.

Edi Rama: Emigracioni e ka shpëtuar Shqipërinë e pas rënies së diktaturës. Vullnet, pa emigrantët dhe kontributet e tyre në ekonominë familjare e kombëtare, vendi ynë s’do kishte qëndruar dot në këmbë! Po ashtu, si kudo e për këdo vend tjetër, në kohëra të ndryshme, emigracioni e ka ndihmuar Shqipërinë të jetë më e ditur e më e pasur në eksperienca, ndërkohë që bota ku jetojmë është më e hapur se asnjëherë dhe është krejt normale që njerëzit të lëvizin, të ikin, të kthehen e të përpiqen sipas dëshirave e mundësive të realizojnë ëndrrat e shpresat e tyre! Shqipëria është më e mirë sot dhe do të bëhet edhe më e mirë nesër, edhe falë kësaj lëvizjeje të vazhdueshme, dhe një gjë është e sigurt: Shqipëria as do të zbrazet, as do të humbasë, po në afat të gjatë vetëm do të fitojë nga kjo lëvizje!

Qytetari: Tri vitet që erdhët ju në pushtet Shqipëria ka bërë ndryshime që çdo njeri mund t’i shikojë me sy. Më bëhet qejfi gjithashtu që ju z. Rama i dhatë Shqipërisë një fytyrë të re dhe më e rëndësishme për ne shqiptarët është që po e ngrini dinjitetin e këtij Kombi se kishte shumë vite që na vinte zor të themi se jemi shqiptar… Por një gjë më shqetëson të them të drejtën, sistemi gjyqësor… le shumë për të dëshiruar. Dhe e vetmja pyetje që kam është: Çfarë plani konkret keni për këtë sistem të korruptuar? Gëzuar festat dhe shpresojmë që Shqipëria sa më shpejt në BE se nuk ka më shumë Bullgaria e disa vende të tjera që janë pjesë e BE.

Edi Rama: Reforma në drejtësi është projektuar së bashku me ekspertë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë, si edhe me mbështetjen teknike të misioneve europiane e amerikane të drejtësisë. Ajo përmban një plan të detajuar masash ligjore dhe veprimesh ekzekutive që do të krijojnë kushte tërësisht të reja për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Si të gjitha reformat tona, po të ishte nisur vite më parë e filluar të zbatohej kohë më parë, sot Shqipëria do të ishte në një fazë tjetër të funksionimit të drejtësisë, por u humb shumë kohë e gjatë me kosto të mëdha për popullin, pikërisht nga mungesa e vizionit dhe e kurajës së qeverive të mëparshme për ta ndërmarrë këtë reformë! Sidoqoftë, kemi hyrë më në fund në një rrugë të re, e cila do të jetë e gjatë dhe aspak e lehtë, por e drejtë dhe me rezultate të sigurta në funksionimin e drejtësisë.
BW/d.i.

Next Post
Terek Grozny konfirmon shqiptarin e tretë, Bernard Berishën

Terek Grozny konfirmon shqiptarin e tretë, Bernard Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

October 21, 2026
Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

October 21, 2026
“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

October 21, 2026
Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!

Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!

October 21, 2026
Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

October 21, 2026
Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

October 21, 2026
Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

October 21, 2026
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

October 21, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

October 21, 2026
Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In