Përndjek, dhunon, e bën për spital vajzën me të cilën kishte bashkëjetuar. Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Amarildo K., 32-vjeçar nga Fieri. Sipas policisë, Amarildo K. akuzohet nga adoleshentja për dhunë të vazhduar. Pasi kanë bashkëjetuar për disa kohë, ata janë ndarë, dhe nga ky moment ka filluar përndjekja ndaj 16-vjeçares. Në denoncimin e saj në polici, adoleshentja thotë se pasi e ka përndjekur, ish-bashkëjetuesi i saj 32-vjeçar e ka dhunuar. Akuzat ndaj tij janë “përndjekje” dhe “dhunë në familje”.
ma.me