• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Viti i zymtë i BE-së/ Nga kriza e refugjatëve, Brexit dhe kërdia e terrorizmit

by Java News
27/12/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE-ja përballë një “poli”-krize: refugjatët, Brexit-i, borxhet, terrorizmi dhe Turqia. Një retrospektivë. Pas samitit të fundit të BE-së në dhjetor, kancelarja gjermane Angela Merkel nxori këtë bilanc: “Për vitin 2016 mund të themi se ky ishte për ne, për Bashkimin Evropian një vit shumë prekës. Sërish një vit shumë prekës pas vitit 2015, kur te ne erdhën shumë refugjatë. Sidomos  vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, është sigurisht një plagë e thellë.” Bruksel është i një mendjeje, politikisht  2016 ishte një vit i keq. Po ai i mbushi megjithatë me gëzim nacionalistët, populistët dhe kundërshtarët e BE-së në Evropë.

Kriza e refugjatëve

Viti filloi sikurse mbaroi, me krizën e refugjatëve. Mijëra vetë vinin çdo ditë përmes Ballkanit. Austria qe vendi i i parë që mbylli kufijtë e saj me Slloveninë dhe Hungarinë. Edhe shtetet e Ballkanit mbyllën gradualisht kufijtë e  tyre. Refugjatët dhe emigrantët grumbullohen në Greqi.

Libyen - Flüchtlinge auf überladenem Boot warten auf Rettung (Getty Images/AFP/A. Messinis)

BE-ja dhe Turqia bien dakord për t’i penguar me efektivitet refugjatët dhe emigrantët. Duke filluar nga 20 marsi të gjithë njerëzit që hynin nga Turqia në Greqi ekstradohen në Turqi. BE-ja vendos t’i mbrojë më me forcë kufijtë e saj. Kritikat e BE-së ndaj kancelares Merkel për shkak të politikës ndaj refugjatëve, ndikojnë edhe në Gjermani, ku në zgjedhjet për parlamentet e disa landeve fitoi partia populiste e djathtë “AfD”. Edhe në vende të tjera të BE-së partitë populiste të djathta fuqizohen.

Krizat në BE dhe Brexit-i

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, u shpreh në një intervistë për “euronews” se për shkak të shumë krizave në BE dhe tensioneve në rritje në mes të shteteve anëtare të BE-së gjendja duket e zymtë. “BE-ja është në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale po  fitojnë në zgjedhje dhe referendume. Nëse vëmë në pikëpyetje tani thelbin e projektit evropian, atëherë ne luajmë me të ardhmen e brezave të ardhshëm”, tha ai.

England London Referendum Brexit (picture-alliance/empics/C. Ball)

Grusht i fortë në stomakun e BE-së ishte triumfi i nacionalistëve në Britaninë e Madhe. Pas vendimit për Brexit-in në krye të vendin vjen Theresa May, e cila thotë: “Brexit-i është Brexit” . 27 shtetet e tjera anëtare refuzuajnë të bëjnë lëshime ndaj britanikëve dhe i bëjnë thirrje kryeministres që të paraqesë planin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Por me sa duket ajo nuk ka ndonjë koncept të tillë dhe do ta bëjë kërkesën zyrtare për daljen nga BE-ja në fund të marsit 2017.

Sulme terroriste

Në mars Brukseli tronditet nga disa sulme me bomba të islamikëve, prej të cilave gjetën vdekjen 32 vetë. Gradualisht hetuesit zbulojnë një rrjet terroristësh nga Belgjika, Franca dhe Siria. Disa syresh kishin ardhur në shkurt si refugjatë përmes Ballkanit. BE-ja vendos kontrolle të përforcuara për qytetarët e BE-së dhe një bashkëpunim më të fortë të shërbimeve sekrete.

Belgien Brüssel Terrorverdacht nach Messerangriff (picture-alliance/dpa/T. Roge)

Në korrik pasojnë sulmet terroriste në Nisë, kur një terrorist islamik tunizian mësyu me një kamion shëtitoren e plazhit dhe vrau 85 vetë. Franca dhe Evropa nuk mund ta besonin këtë gjë. Presidenti francez Hollande vihet nën presion të fortë. Në jug të Francës forcohet partia populiste e djathtë “Fronti Kombëtar”. Njerëzit kërkojnë siguri.

Trauer um Opfer in Nizza (Reuters/E. Gaillard)

Në dhjetor terrori godet edhe Gjermaninë. Edhe kёtu njё kamion mёsyu nё mes tё stendave tё tregut tё Krishtlindjeve nё sheshin Breitenscheidplatz nё Berlin. Ai u pёrplas dhe shkatёrroi disa nga stendat dhe pёr pasojё gjetёn vdekjen 12 vetё dhe u plagosёn 48 tё tjerё, disa syresh rёndё.

Grusht shteti në Turqi

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan arrin të shtypë një përpjekje pët grusht shteti. Ai konsolidon pushtetin e tij përmes një fushate arrestimesh dhe spastrimesh. Numri i sulmeve terroriste nga ana e islamistëve dhe e kurdëve në Turqi shtohet. BEja e kritikoi Erdoganin, por ajo ka gjithashtu nevojë për të sepse ai strehon emigrantët. Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini e përshkruan këtë spargatë me fjalët: “Ne mbështesim plotësisht institucionet demokratike dhe legjitime. Megjithatë, nuk ka asnjë justifikim për të tilla reagime që dëmtojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut .” Erdogani kërcënon disa herë se do ta abrogojë marrëveshjen për refugjatët, po në fund të fundit nuk e bën këtë.

Türkei Mugla Verhaftungen nach Putschversuch (picture-alliance/Zuma/T. Adanali)

Në nëntor Parlamenti Evropian kërkoi ngrirjen e negociatave për pranimin e Turqisë në BE, për shkak të shkeljes së vlerave themelore evropiane në këtë vend. Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk iu përgjigjen kësaj thirrjeje, por nuk duan të hapin një herë për një herë asnjë kapitull të ri të këtyre bisedimeve që vazhdojnë prej 11 vjetësh. Vetëm Austria është shprehur në mënyrë të qartë se Turqia nuk mund të jetë anëtare e BE-së. Për vendet e Ballkanit duhet të vazhdojë perspektiva evropiane.

DW

ma.me

Next Post
“Krishtlindjet e fundit”, ndahet nga jeta këngëtari George Michael

Vdekja e George Michael, burimi anonim: Shkaku, mbidozë heroine

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com