“Do ta ankimoj vendimin e Asamblesë së PS-së”, i tha Kokëdhima Nanos, duke lënë të nënkuptohet se do të vazhdojë luftën brenda partisë.
Pyetjes së Nanos se “çfarë motivimesh patët që u hodhët në politikë dhe pse vendit i duhej Kokëdhima si deputet?”, Kokëdhima iu përgjigj se gjatë këtyre tre viteve e gjysmë ai demonstroi se është një model tjetër politikani, që mendon për popullin, që është i ndershëm me votuesit, që rri gjithnjë pranë tyre, që i qëndron besnik vizionit të vet”.
Ra në sy se, ndonëse iu kërkua më se njëherë të jepte një opinion të vetin mbi Ramën e këtyre ditëve, ai nuk përdori tone të forta. “Edi Rama nuk është armiku im; nuk ka për të qenë kurrë armiku im”, u shpreh ai. Veçse shtoi: “Mirëpo me këtë që bëri, ai turpëroi veten, nuk më turpëroi mua”. Në fund ai tha se nuk është e vërtetë që në PS nuk e vlerësojnë e nuk e duan; përkundrazi, por puna është që në këtë parti ka dy parti, një parti në bazë e një parti në forumet drejtuese. “Mua më kanë përjashtuar nga partia e forumeve, por unë jam në partinë e bazës”, tha ai.
Nano e Kokëdhima ranë dakord gjatë emisionit që këtë bisedë ta vijojnë edhe në Zululandin e nesërm.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun/tema/a.k